Qindra turistë vizitojnë çdo ditë parkun natyror të majmunëve në Bali, një zonë tërheqëse, ku vizitorët mund të shohin dhe prekin nga afër kafshët.
Shumica e turistëve mundohen të afrojnë majmunët duke marrë me vete banane ose ushqime të tjera për t’i tërhequr ata. Por, një turiste amerikane nuk kishte asgjë.
Ajo thjesht ulet në shesh dhe pret që majmunët t’i afrohen vetë. Në një video të postuar në internet nga një çift amerikanësh, shihet gruaja e ulur dhe rreth saj majmunët që luajnë. Në një moment, njëri prej tyre i ulet në prehër dhe zgjat duart drejt gjoksit të gruas.
“Ishin të tërhequr prej meje natyralisht. Unë s’u ofrova asnjë ushqim, asgjë!”, rrëfen protagonistja e videos.