Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 5 vite burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, Tahiri do të kalojë në burg 3 vite e 4 muaj burg.
Menjëherë pas dënimit, Tahiri ka pasur edhe një komunikim shumë të shkurtër për mediat duke u shprehur: “Nuk kam çfarë të them, foli drejtësia”.
Në njoftimin zyrtar të GJKKO për njohjen e vendimit thuhet se: Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin Saimir Tahiri fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Sipas gjykatës, Tahiri me veprimet dhe mos veprimet e tij ka ndikuar në përhapjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit, duke u akuzuar për veprën penale “Shpërdorim të Detyrës”.