Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën me burg për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Ky i fundit është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg dhe akuzohet për shpërdorim detyre.
Në nëntor të 2017 prokuroria e akuzoi Çelën se në bashkëpunim me Ministrin Tahiri ndihmoi bandën e Habilajve për të trafikuar drogë.
Në deklaratën e tij Çela thekson se është i pafajshëm teksa këmbëngul se nuk i njeh anëtarët e bandës së Habilajve. Ai shprehet se në dosjet e çështjes emri i tij nuk përmendet në asnjë përgjim apo komunikim mes të dyshuarve.