Saimir Tahiri përfundon në burg. Ish-ministri i Brendshëm erdhi në sallën e gjyqit të Apelit të GJKKO në këmbë si në dhjetëra seancat e kaluara por këtë herë nuk u kthye me makinën e tij në shtëpi por me pranga në duar përfundoi në burgun “313” në Tiranë.
Reagimin e parë ai nuk preferoi ta japë për mediat, por ka vendosur ta shkruajë në rrjetet sociale.
Saimir Tahiri shkruan:
Ju dua shume te gjitheve! Me vjen keq qe shkoi keshtu. Jam moralisht i qete, nuk kam shkelur kurre ligjin, kam dashuruar çdo dite te punes sime, jam i lumtur qe kam bere detyren siç me mire munda.
Eshte thjeshte PADREJTESI!