Fatin e tij se do të përfundonte prapa hekurave, ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duket se e ka parashikuar 5 vite më parë, kur ai ka bërë një deklaratë në emisionin televiziv “Opinion”.
Sot (4 shkurt) ai u dënua nga GJKKO me 3 vite e 4 muaj burg, por 5 vite më parë kishte deklaruar se ai mund të përfundonte në burg me ata që vetë ka arrestuar.
Në atë kohë Tahiri ka deklaruar gjithashtu se e priste që një ditë i gjithë llumi do t’i vinte përballë.
“Nuk kam asnjë surprizë në këtë histori, e prisja ta shihja një ditë, që i gjithë llumi të më vinte përballë dhe mua mund të më ndodhë që të shkoj të bëj burg me ata që kam arrestuar vetë, mund të më ndodhë,” thoshte dikur Tahiri në një intervistë për Opinion në 19 tetor 2017.