Ditën e sotme ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua nga GJKKO me 3 vite e 4 muaj burg. Ndërkohë gazetari Elton Qyno, u shpreh se Gjykata ka shpikur akuzën për shpërdorim detyre, pasi sipas tij Prokuroria çoi në Gjykatë 3 akuza të tjera për të cilat nuk është bazuar për t’i dhënë dënimin Tahirit.
Elton Qyno: Gjykata vet dhe jo Prokuroria ka shpikur një akuzë tjetër që është shpërdorimi i detyrës. Shpërdorimin e detyrës faktikisht e kam hasur që në dosjen penale e Ronaldo Avdulajt, ish-punonjës policie që ishte i përfshirë në kultivimin dhe prodhimin e lëndëve narkotike në këtë qark, që më pas ia shiste grupi të “Habilajve, që tashmë pretendohet se ka bashkëpunuar edhe ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Prokuroria nuk ka dalë e fituar në këtë rast. Prokuroria ka çuar për tre vepra penale shumë të rënda, sepse nuk e ka çuar për shpërdorim detyre, por për tre akuza të tjera. Ai tha se në këtë rast Prokuroria ka dalë e humbur.
Elton Qyno: Dhe për të tre akuzat nuk ka marrë ndonjë fitore. Në momentin e parë sapo të zbardhet vendimi i Gjykatës do t’i drejtohet me një rekurs Gjykatës së Lartë, pra të dyja palët do i shkojnë me një rekurs Gjykatës së Lartë.