Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme bashkë me ministren Olta Xhaçka. Rama në fjalën e tij u shpreh: Në arenën ndërkombëtare Shqipëria vlerësohet për karakterin qëndrueshmërinë por vlerësohet edhe për aftësinë në luajtjen e rolit që i takon si një vend që promovon paqen, promovon sigurinë, si një vend që është anëtar i NATO-s dhe në anën tjetër është një vend me pozicion të spikatur në rajonin tonë.
Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në çështjen e Ukrainës. Krijimi i këtij çifti SHBA – Shqipëri në këshillin e sigurisë për të qenë penë-mbajtës është ndërmarrë për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhueshëm me nisma konkrete nga dy vende partnere të ngushta me këtë proces, gjë që konfirmon qartësisht pozicionin e vendit tonë.
Duke qenë aktiv ndaj një cështje kaq akute si kjo e Ukrainë spor edhe të gatrshëm për punë konkrete në arenën e marrëdhëneive ndërkombë3tare, ne përkufizojmë në sytë e të gjithve atë që dëshirojmë të jetë roli ynë një forcë që kontribuon për të mirën. Jemi shumë të emocionuar nga ky zhvillim sepse është kurrorëzim i një përpjekjeje dhe jo fundi por kurrorëzim në vazhdën e mundimit për të bërë që shqipëria të qëndrojë në nivel krejt tjetër në nilelin ndërkombëtar
Rama shkruan në Facebook: Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Me këtë rol në tryezën drejtuese të OKB, Shqipëria merr një përgjegjësi të madhe, me dinjitet të lartë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ngjit një shkallë të re në partneritetin gjithnjë e më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.