Prej mbrëmjes së djeshme Saimir Tahiri është dërguar në ambientet e burgut 313 ku pritet të vuajë dënimin me 3.4 vite burg dhënë dje nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Burimet bëjnë të ditur se ish ministri i Brendshëm ka qëndruar në një ambient observimi, të veçuar për shkak se do të bëhen disa verifikime.
Fillimisht autorietet e burgut do të kryejnë verifikime nëse në qelitë e këtij burgu ka persona të cilët janë arrestuar në kohën kur Tahiri mbante postin e ministrit të Brendshëm me qëllim që të shmanget një konflikt i mundshëm gjatë kohës që do të vuajë dënimin.
Burimet bëjnë me dije se: “Për arsye sigurie dhe postit si ish ministër i Brendshëm, Tahiri nga Drejtoria e Burgjeve është akomoduar në dhomë më vete. Dhoma është në godinën B te 313 për një afat 10 ditor”.