Ish-deputeti i opozitës, Lefter Maliqi paralajmëron se jeta e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është në rrezik, pas dënimit të tij me 3 vite e 4 muaj burg.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale Maliqi pohon se 313-ta, burg ku po qëndron Tahiri, cilësohet si institucion me rrezikshmëri të lartë. Mes të tjerash ai nuk i ka kursyer akuzat për Ramën, duke e cilësuar atë si kreun e ‘mafias’.
Postimi i Maliqit
Jeta e Tahirit ne rrezik.Kush urdheroj dergimin e tij tek 313 tek burgu me rrezikshmeri te lart,kush do ti mbyll gojen Tahirit sepse eshte i vetmi qe di per urdheruesin e kanabizimit te vendit dhe kreun e mafies Rama.
Tahirit tek 313 i rrezikohet jeta ose eshte nen kercenim e presion te mbyll gojen! Kreu i “Mafies” eliminon një nga një bashkëpunëtorët e tij! Pasi i keq-përdori, i futi në burg ish-Ministrat Koka-Tahiri.
Mbushi parlamentin me kriminelë dhe deputetë me pranga si Frroku, Prenga etj. Po kështu me kryebashkiakët, që u larguan nga ligji i dekriminalizimit.
Shiti Xhafen, Klosin, Majkon, Blushin, Braçen, Ballën, disa ish-Drejtorë të Përgjithshëm e ish-deputetë si Çuko, hodhi në rrugë Gjikën; futi në burg Tushen e Lushnjes.
E mbushi Qeverinë me “femra” të nënshtruara e keq-përdorura. Miliardat e Eurove, para të popullit, me të cilat lobon në politikën e jashtme; blen diplomat dhe opozitën!
“Pusht-eti i Madhërishëm”, jeta e shfrenuar në ‘Harem’, lidhja me oligarkët e krimin i kanë errur sytë, duke e ditur veten “sulltan” që pret koka dhe “diktator” që dikton vdekjen… por fundi i diktatorëve dihet!