Gazetari Elton Qyno u shpreh se Rama t’i kërkoj ndjesë Saimir Tahirit, pasi ka rënë në burg si kurban në kazanin politik dhe të drejtësisë.
Ai theksoi se vendimi ishte politik dhe se në momentin që u lejua prania e kamerave në sallën e gjyqit e kuptova që do të kishim një vendim me burg.
Qyno: Rama t’i kërkoj ndjesë Saimir Tahirit. Në burg jo se ka shpërdoruar detyrën, por ra si kurban në kazanin politik dhe të drejtësisë. Në 4 shkurt u morr vendimi për mënyrën e vuajtjes së dënimit.
Në momentin që u lejua prania e kamerave në sallën e gjyqit e kuptova që do të kishim një vendim me burg. Vendimi ishte politik. Çfarë roli ka pasur drejtori i përgjithshëm i policisë, Haki Çako atëkohë? Ka shpërdoruar ai detyrën?