Ai e meriton këtë mbiemër për shkak se ka patur plot suksese kur vjen puna tek akuzat në kampin e djathtë. Nga çështja e lobimit rus tek dritëhijet e errëta në CEZ dhe së fundi groposja e dosjes Hajdari dhe fundosja e Izet Haxhisë ku Lazëri si turpit të drejtësisë ndaloi prokurorinë të merrte dëshmi nga Sali Berisha për një çeshtje kaq të përfolur.
Në fund pa asnjë hetim Izet Haxhia u dënua me 21 vite burg nga Lazër Berisha nga bandat që akoma gëlojnë në drejtësi
Gjyqtari Lazër Sallaku është gjyqtari që pushoi çështjen me aferën e CEZ, ku sipas tij, privatizimi i OSSH nga çekët nuk përbën vepër penale dhe se nga hetimet nuk u gjetën elementë të veprës penale për ish zyrtarët e përfshirë. Në këtë çështje janë të përfshirë ish kryeministri Berisha, djali i tij Shkëlzeni dhe zyrtarë e ish zyrtarë të tjerë të djathtë.
Hetimet për procedurën e privatizimit të OSSH nga kompania çeke ‘CEZ’ në vitin 2007 (që u konsiderua korruptive), nisën në vitin 2016.
Shkëlzen Berisha akuzohej si sekser i njeriut që ka marrë 7 milion euro kesh nga afera e CEZ, Nuel Kalajt.
Ndërsa zyrtarët e tjerë u akuzuan për veprat penale si më poshtë:
Sali Berisha, Ish-Kryeministër dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale ?Shpërdorimi i detyrës?, shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera?
2. Nue (Nuel) Nik Kalaj për veprat penale ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?, ?Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?,
3. Genc Ruli, ish-ministër i Ekonomisë
4. Ridvan Bode, ish-Ministër i Financave për veprat penale ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?, ?Shpërdorimi i detyrës?, vepra penale të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248 të Kodit Penal.
5. Për të gjithë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për veprat penale ?Shpërdorimi i detyrës?, ?Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike? , vepra penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 248 të Kodit Penal.
6. Për të gjithë anëtarët e Komisionit të Negocimit të Marrëveshjes me CEZ As, për veprat penale ?Shpërdorimi i detyrës?, ?Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike? , vepra penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 248të Kodit Penal.
7. Florion Mima, ish Zv. Ministër i METE, për veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës?;
8. Enno Bozdo, ish Zv. Ministër i METE, për veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës?;
9. Ledina Mandia, ish Avokate e Shtetit, për veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës?.
10. Shkëlzen Sali Berisha, për veprat penale ?Refuzimi për të dëshmuar? dhe ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 307 të Kodit Penal;
11. Bujar Nepravishta, Ish-Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, për veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës?;
12. Sokol Ramadani, Ish-Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, për veprën penale ?Shpërdorimi i detyrës?.
-Por rezulton se Lazër Sallaku është i njëjti gjyqtar që vendosi mbylljen, pushimin e çështjes së lobimit rus për PD me një shumë prej 650 mijë eurosh.
Sipas gjyqtarit Sallaku Basha dhe dy zyrtarët e PD-së nuk janë përgjegjës për akuzën e falsifikimit që u ngrit nga prokuroria duke pushuar hetimet e prokurorisë për t’i marrë të pandehur.
Disa kohë më pare ishte vetë gjyqtari Sallaku që vendosi rihapjen e dosjes ?CEZ?, hetime që u mbyllën kur kryeprokuror ishte Adriatik Llalla.
Sallaku është gjithashtu pjesë e trupës gjykuese në gjyqin ndaj Izet Haxhisë, pas ekstradimit të këtij të fundit nga Turqia.
Gjyqtari ka qenë edhe kryesuesi i trupës në gjyqin për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë dhe gjykimit te guvernatorit Ardian Fullani ku Fullani mori pafajësin dhe miliona nga shteti shqiptarë.