Partia Demokratike publikon një video, kur Sali Berisha përplasej me Ilir Metën në Kuvend, ndërsa denoncon se sot “pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin”.
Përbri videos, PD shkruan se Berisha e Meta “sillen si burracakë, e frikacakë, siç bënë një ditë më parë kur u fshehën që të mos votojnë edhe pse mbushën dynjanë se do votojnë kundër në parlament”.
“Pengjet e korrupsionit mbajnë njëri-tjetrin, se po ra njëri bien të gjithë. Kjo është arsyeja që non grata të shpallura e të pa shpallura, janë bashkë, sulmojnë PD, duan shkatërrimin e PD.
Sillen si burracakë, e frikacakë, siç bënë një ditë më parë kur u fshehën që të mos votojnë edhe pse mbushën dynjanë se do votojnë kundër në parlament.
Shajnë e mashtrojnë, pastaj fshihen që të harrohen. Tashmë demokratët e dinë, shqiptarët e dinë, se e shkuara kërkon të mbajë peng Shqipërinë për hallet e veta. Prandaj është e qartë se po mbështete Berishën dhe Metën, mban Ramën”, shkruan PD.