Ditën e sotme kryeministri, Edi Rama, pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria përfaqësohet si anëtare e përkohshme.
Në vizitën 4 ditore, është parashikuar dhe një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken, më 15 shkurt në Uashington.
Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021, ku u nënshkrua dhe marrëveshja për rrjetin 5G.
Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me sekretarin e shtetit, kreu i qeverisë shqiptare, do të zhvillojë takime dhe me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.