Pasi ndali Man. City dhe mundi Tottenhan, Southampton me Armando Brojën në fushë është i pathyeshëm.
Sulmuesi kuqezi është titullar i padiskutueshëm dhe sot në teatrin e ëndrrave e tregoi talentin e tij madje edhe mund të kishte shënuar.
Edhe pse në pjesën e pare ishte disi i izoluar kishte rast të jepte një asist që nuk u shfrytëzua teksa Man. United gjeti golin me Sancho në 21’.
Pjesa e pare foli më mirë për djajtë e kuq por në të dytën menjëherë Southampton barazon me Adams. Ndeshja tashmë bëhet e hapur dhe Broja ka më shumë hapësira, dhe në dy raste shpërthen ne krahun e djathtë por krosimet e tij nuk shfrytëzohen.
Mundësinë e artë për të shënuar në ‘Old Trafford”, sulmuesit tonë ja heq nga duart Dadiv De Gea me një pritje madhështore që shpëton United.
Gjithsesi, Broja nuk ndalet në fushë dhe në pjesën më të madhe të pjesës së dytë bën të vuajë kapitenin Maguire duke iu shmangur pothuajse në çdo aksion madje në minutat e fundit lojtari anglez i shkel dhe këmbën sulmuesit tone duke ia hedhur pa asnjë ndëshkim.
Gjithsesi në fund një barazim i merituar i Southampton që ndal kështui edhe Ronaldo me shokë në “Old Trafford” teksa Armando Broja bën një tjetër paraqitje fantastike.