Avokati Spartak Ngjela ka kujtuar goditjen që i dha At Zef Pllumi Sali Berishës kur kishte marrë në dorë lëvizjen anti- komuniste.
Gjatë intervistës për News 24, Ngjela tregon përballjen e Kolës, Pllumit dhe Berishës.
Pas përplasjes që Kurt Kola pati pas 1990 me Berishën për çështjen e dëmshpërblimit të të përndjekurve, ai organizoi grevën…
U arrestua, por nuk u dënua dot. Unë isha avokat i tij. Pushteti gjyqësor ishte i gjithi i Saliut, por pati frikë prej tij dhe nuk e dënoi. Berisha vendosi një regjim njësoj si komunizmi, vetëm se nuk ishte burgu aq i lehtë për kundërshtarët e tij.
Berisha e ktheu në një tirani. Kurt Kola ishte nga të parët që e goditi hapur dhe e goditi me shtresën e të persekutuarve që e vinte në vështirësi të madhe një ish komunist. Saliu gënjente, shumica nuk e dinte që kishte qenë komunist. Ai kishte qenë sekretar partie.
Kurt Kola nuk mund ta pranonte këtë. ishin dy këta që nuk e pranuan: Kurt Kola i cili në fillim heshti dhe pastaj e goditi menjëherë dhe At Zef Pllumi, i cili e takoi dhe i tha; “ti nuk mund të drejtosh një lëvizje anti-komuniste. Duhet të tërhiqesh, është turp për ty që merr nëpër këmbë nderin tonë”. Berisha nuk e dëgjoi.
Kurt Kola nuk e kishte dëshirën për hakmarrje edhe pas 1990 kur pa që shumë prej tyre që kishin qenë persekutorë kishin marrë poste.
Kurt Kola pati një evolucion të brendshëm shpirtëror, se kishte mik të ngushtë në burg priftin e famshëm, At Nikolla. Ai e mbajti afër dhe i infiltroi humanizmin Kristian. Të paktën ky është mendimi im. E kuptova nga mënyra se si fliste në lidhje me drejtësinë.