Një sulm i mirëmenduar në shtëpinë e tij la të vdekur, biznesmenin Halil Falyali, i njohur si “manjati i basteve dhe kazinove” në Qipron Veriore.
Edhe pse u dërgua në spital, Falyal humbi jetën pavarësisht të gjitha përpjekjeve. Mjekët deklaruan se zemra e tij ishte ndalur pas sulmit dhe nuk mund të shpëtohej për shkak të plagëve të marra. Shoferi i Falyal ka humbur jetën në vendngjarje.
Bashkëshortja dhe fëmijët e tij, të cilët ishin në një makinë tjetër prapa, nuk u lënduan pas sulmit. Policia e Qipros Veriore kreu një sërë operacionesh pas atentatit. Një person është dërguar në paraburgim.
Ai kishte lidhje dhe me mafiozin turk Sedat Peker, i cili e kishte përshkruar Falyal si një figurë kyçe në trafikun e kokainës midis Kolumbisë dhe Turqisë.
Ndaj Falyali janë hapur një sërë gjyqesh, për akuza të ndryshme. Megjithatë nuk i ka munguar mbështetja nga politikanë të fuqishëm.
Mustafa Akëncë, ish-presidenti i Qipros Veriore, tha pas pretendimeve të Pekerit se Falyal ishte “i mbrojtur” nga politikanët aleatë të tij, Partia e Unitetit Kombëtar (UBP) në pushtet.