Pas votës së Shqipërisë dhe 127 vendeve të tjera pro rezolutës në OKB për çështjen e njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, në Tiranë shpërtheu një histeri politike duke e trajtuar atë si një votë kundër SHBA-ve.
PD dhe LSI fërkuan duart dhe nisën një fushatë të ethshme kundër Shqipërisë, duke thënë se vota krah BE-së ishte votë kundër SHBA-ve dhe se shumë shpejt do të kemi sanksione të rënda nga aleati ynë i madh.
Madje Presidenti Meta shkoi edhe më tej kur i çoi një letër Trump, ku i kërkonte falje për votën e Shqipërisë dhe ku shkruante se ai nuk u pyet në këtë vendimmarrje.
Mirëpo, e gjitha kjo natyrisht që ishte një flluskë politike në Tiranë, e cila gatuhej për arsye interesash të ngushta politike.
Këtë e vërteton edhe takimi i fundit i ambasadores së Shqipërisë në SHBA, Besiana Kadare me ambasadoren e SHBA në OKB, Nikki Haley.
Ambasadorja jonë Besiana Kadare ka qenë e ftuar në rezidencën e ambasadores së OKB, në New York.
Me anë të një postimi në twitter Kadare shkruan se është mirëpritur dhe ka marrë mbështetjen e plotë të SHBA-ve për Shqipërinë.
Këto janë “sanksionet” e SHBA ndaj Shqipërisë. Ndoshta PD dhe LSI janë të zhgënjyer nga kjo mbështetje, bashkë me Presidentin Meta, por, Amerika kjo është, nuk ndryshon
“Falënderime të ngrohta për ambasadorin amerikan @nikkihaley për mikpritjen e saj. #US është një partner strategjik i pazëvendësueshëm për #Albania dhe miqësia jonë është më e fortë se kurrë. Respekt dhe mirënjohje për mbështetjen amerikane të përhershme për kombin shqiptar.”, shkruan Kadare.
/Lexo.al