Kryeministri Edi Rama ka bërë një koment që nuk ka kaluar pa u komentuar në komisionin hetimor për inceneratorët, teksa bëheshin llogaritë për kostot e impianteve të përpunimit të mbetjeve.
Opozita në denoncimet e saj ka akuzuar qeverinë shqiptare se me aferën e inceneratorëve sic e quan ajo, u ka kushtuar xhepave të shqiptarve 430 milione euro.
Rama edhe më herët u shpreh në komision se kishte ardhur për të gjetur ku kanë shkuar 430 milionë euro.
Në një moment Rama tha se kur ka dëgjuar këtë shifer ka thënë “këta të grupit të strukturuar kriminal ku mi kanë cuar lekët që nuk mi kanë dhënë mua?”.
Rama: Si nuk jam në dijeni unë, për cfarë jam në dieni jam. 55 milionë, i kam parë të gjitha se kur kam dëgjuar këtë 430-ën e thashë këta të grupit të strukturuar kriminal ku mi kanë cuar lekët që nuk mi kanë dhënë mua?
Tabaku: Dëshmitar të lutem fokusohu, të lutem.
Rama: Mos më ndërhy
Tabaku: Sapo bëri një koment shumë të rëndësishën kryeministri ku i kanë cuar lekët se gjithmnë m’i sjellin mua. Fokusohu, 110 milionë euro dëshmitar.
Rama: Zonjë kjo është me letra se kuptoj pse…
Tabaku: I kërkoj kolegëve mos ndërhyjnë.
Rama: Pse më ndërhyn?
Tabaku: Dëshmitar fokusohu.
Rama: Me Dhuratën kemi ndërhyrje. Ajo po qesh ti po mërzitesh
Tabaku: Foksohu, me qetësi
Rama: Me shumë dashuri sa herë të më thuash me qetësi do them dashuri kështu që mos më thuaj me qetësi nëse s’do dashuri nga unë.
Tabaku: Të fokusohemi tek paratë publike për inceneratorët. Unë nuk i kam pyetjet e gjata, po ose jo.
Rama: Ëëëë, me po jo…
Tabaku: Këto gjëra prej aktori e kanë kthyer qeverinë shqiptare si administrator të Klodian Zotos. Këto gjera në kanë sjellë në komisionin hetimor
Rama: Prap në shkelje të ligjit, me po jo mund ti përgjigjes një pyetje. A mund të rrinë 5 mijë veta në 1500 karrige.
Ndër të tjera Rama dha lajmin në Komisionin Hetimor për aferën e inceneratorëve, se biznesmeni italian Francesco Bechettin ishte dënuar me 17 vite burg.
Pas këtij lajmi kryeministrit Rama i mbërriti edhe një kafe në tavolinë, rast që Rama e shfrytëzoi për të shkëmbyer batuta me kryetaren e komisionit Jorida Tabakun.
Jorida Tabaku: Jo, jo vazhdoni
Edi Rama: Shqetësohet njeri se e kam këtu, mos krijohet ndjesia që po e pimë bashkë…