Në kohën kur ishte në krye të bashkisë, Basha kontraktoi një kompani monopol për diferencimin e mbetjeve për riciklim, në landfillin e Sharrës.
Subjekti në fjalë, i quajtur “Grin”, kishte lidhje të afërta me kunatin e tij Erjon Isufin. Kompania kishte drejtues ligjor shtetasin Oliver Shtyllën.
Ndërkohë kompania tjetër “Albanian Company of General Services” me pronar Dionis Teqjan, ishte ajo që kryente riciklimin e mbetjeve të diferencuara nga “Grin”.
Në këshillin mbikëqyrës të kompanisë së Teqjas ishte anëtar edhe kunati i Bashës, Erjon Isufi. Biznesmeni Dionis Teqja, është pronar i kompanisë Megatek, ku rezultonte sërish anëtar i këshillit mbikëqyrës Erjon Isufi.
Në Megatek, ishte i punësuar edhe shtetasi Oliver Shtylla, i njëjti që figuronte administrator i kompanisë që bënte trajtimin e mbetjeve në Sharrë.
Biznesi i plehrave në kohën e Bashës ishte tepër agresiv. Për herë të parë u panë nga mediat sesi dhunoheshin romët që mblidhni skrap në koshat e mbeturinave. Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Bashës kishte nxjerr në rrugë policinë bashkiake për të dhunuar dhe arrestuar çdo pjesëtar të komunitetit rom që prekte kazanët e plehrave.
Kjo ishte një goditje për këtë komunitet që përbehej nga 22 mijë persona dhe kishin plehrat, të vetmin ushqim për mbijetesë.
Kjo këtu është arsye që shpjegon dhunimin e romëve në rrugët e Tiranës, ditë e natë nga policia bashkiake, qytetarët e Vaqarrit e Tiranës ndoten nga kjo fabrikë pa leje ndërtimi e mjedisore, këtu në zemër të banorëve të Vaqarrit. Kjo këtu prapa, është prova që qytetarët nuk janë të parët, por kunati është i pari.- deklaronte në vitin 2012, deputeti socialist Artan Gaçi.
Për porosi na kontaktoni në DM ose telefononi në +355 68 304 9595
Në atë kohë, romët u ngritën në protesta sepse nuk po lejoheshin të grumbullonin materialet e riciklueshme. Biznes i shndërruar në monopol në duart e Lulzim Bashës, po kthehej në shqetësim.
Plani i Bashës për të futur familjarët e tij në biznesin e plehrave, në atë kohë ishte edhe më i madh se kaq. Në vitin 2011, janë zhvilluar debate të ashpra në parlament, pasi në ndryshimet ligjore për menaxhimin e mbetjeve, i hapej rrugë edhe importit. Kjo, duket se lidhej me bizneset e riciklimit që kontrolloheshin nga vetë Lulzim Basha./ Gazeta Shqip