Ukraina ka dalë me një thirrje të fortë mëngjesin e sotëm. Ajo po kërkon vullnetarë të huaj që t’i bashkohen ushtrisë së saj, për të luftuar kundër Rusisë.
Kievi zyrtar deklaron se po krijon një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.
“Kjo do të jetë prova kryesore e mbështetjes suaj për vendin tonë,” vuri në dukje Presidenti Volodymyr Zelensky në një deklaratë që bëri sot për “legjionin e huaj” të ri të Ukrainës.