Ditën e premte u raportua se Ukraina iu ka dhënë lamtumirën e fundit 13 ushtarëve, të cilët u thanë se u vranë teksa po mbronin ishullin Zmiinyi (Gjarpri) nga sulmet ruse. Mirëpo tashmë një tezë tjetër qarkullon në rrjet.
Konashenkov tha se gjashtë varka të marinës ukrainase u shkatërruan, por asnjë nga 82 ushtarakët ukrainas nga ishulli, i njohur gjithashtu si Ishulli i Gjarpërinjve, nuk u plagos.
Por Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyi tha se të 13 ushtarët ukrainas u vranë në një bombardim rus në ishull të enjten.
Sipas një shkëmbimi audio, të shpërndarë gjerësisht, ndërsa rusët iu afruan ishullit, oficeri rus tha: “Kjo është një anije ushtarake lufte. Kjo është një anije ushtarake lufte ruse. Unë ju sugjeroj të lini armët dhe të dorëzoheni për të shmangur gjakderdhjen dhe viktimat e panevojshme. Përndryshe do të bombardoheni”.
Një ushtar ukrainas u përgjigj: “Anije luftarake ruse, shko q**”.
Këto ishin fjalët e fundit të dëgjuara nga ishulli.
Disa informacione thonë se kjo njësi mund të jetë ende gjallë siç deklaroi ministri rus i mbrojtjes. Dyshimet kanë lindur pas një postimi në Facebook dje nga Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës.
“SBGSU dhe forcat e armatosura, si e gjithë Ukraina, kanë marrë shpresë se të gjithë mbrojtësit e Zmiinyi janë gjallë,” u tha në postim.
Agjencia qeveritare thotë se është duke punuar për të identifikuar ushtarët bazuar në informacionin për vendndodhjen e tyre të mundshme aktuale, shkruan BBC.
“Ne sinqerisht shpresojmë që djemtë të kthehen në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur dhe informacionet e marra në momentin e sulmit për vdekjen nuk mund të konfirmohen ende”, u tha më tej në postim.