Në Europë një nga frikërat më të mëdha të përballjes ushtarake mes Rusisë dhe Ukrainës ka qenë çështja e furnizimit me gaz, pasi linja kryesore e furnizimit kalon nga ky vend.
Në deklaratën e fundit për shtyp të Gazprom bëhet me dije se pavarësisht përballjes ushtarake, furnizimi me gaz i Europës do të vijojë normalisht. Sipas kompanisë, gazi do të vijojë të kalojë tranzit përmes territorit ukrainas.
“Fluksi i furnizimit me gaz do të jetë sipas kërkesës së konsumatorëve europianë, rreth 107 milionë m3 në 27 shkurt”, shkruhet në njoftim.