Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka terrorizuar gjithë botën me urdhrin e fundit. Putin vendosi një regjim të veçantë shërbimi të forcave të ushtrisë që kanë kontrollin e mbushjeve bërthamore të Rusisë.
Sipas agjencisë “TASS”, urdhri i Putinit ndaj këtyre forcave është dhënë “për shkak të deklaratave agresive nga Perëndimi”.
“Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s po bëjnë gjithashtu deklarata agresive kundër vendit tonë, prandaj urdhëroj Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RF të ngrenë forcat parandaluese të ushtrisë ruse në një regjim special”, tha Putin të dielën në një takim në Kremlin me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse Valery Gerasimov.
Reagon NATO dhe SHBA
Shtetet e Bashkuara i janë përgjigjur urdhrit të Presidentit Putin për vendosjen e forcave bërthamore të Rusisë në një gjendje gatishmërie “të veçantë”. Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e quajti lëvizjen “të papranueshme”.
“Kjo do të thotë se presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme,” tha ajo. Ndërsa sekretarja e NATO, Jehn Psaki, thotë se në asnjë moment Rusia nuk ka qenë nën kërcënimin e NATO-s. Putin fajësoi liderët e NATO-s se lejuan të bëhen “deklarata agresive” kundër Rusisë.
Por Psaki tha se ishte një përgjigje e njohur nga presidenti rus. “Ne e kemi parë atë të bëjë këtë herë pas here. Rusia në asnjë moment nuk ka qenë nën kërcënimin e NATO-s, nuk ka qenë Rusia nën kërcënim nga Ukraina,” tha ajo. “E gjithë kjo është një model i Presidentit Putin dhe ne do t’i rezistojmë. Ne kemi aftësinë të mbrohemi, por gjithashtu duhet të thërrasim atë që po shohim këtu nga presidenti Putin”, u shpreh sekretarja e NATO-s.
Çfarë ndodh nëse përdoren armët bërthamore?
Përmasat dhe serioziteti i Luftës së Dytë Botërore bënë që SHBA të ishte shteti i parë në botë që tentonte të krijonte një armë bërthamore përmes Projektit “Manhattan,” që kulmoi me testimin e parë të një arme bërthamore me Operacionin “Trinity” në 1945. Më pak se një muaj pas detonimit të parë, SHBA sulmoi qytetet Hiroshima dhe Nagasaki ne Japoni në atë që është përdorimi i parë i një bombe atomike për qëllime lufte.
Kjo ishte edhe një akt përgjigje ndaj sulmit të Japonisë, aleate me Gjermaninë dhe Italinë, në Pearl Harbor në Haëaii në dhjetor 1941. Bombat në Hiroshima dhe Nagasaki rezultuan në vdekjen e 129.000 deri në 226.000 njerëzve, shkatërrimin e të dy qyteteve, dhe sëmundje të lidhura me efektin afatgjatë të radiacionit bërthamor në trupin e njeriut.
Në nivel ndërkombëtar, publiku u mobilizua në lëvizjen kundër përhapjes së armëve bërthamore që në vitet 60’. Në vitet 70’ kishte dhe protesta të mëdha që u organizuan në Londër, Bon dhe Neë York. Nga ana tjetër, Organizata e Kombeve të Bashkuara, që në 1968, prodhoi Traktatin për Mos Përhapjen e Armëve Bërthamore (Non-Proliferation Treaty, NPT), me qëllimin që të kufizohet përhapja e armëve bërthamore dhe të promovohet bashkëpunimi në përdorimin paqësor të energjisë bërthamore.
Qëllimi gjithëpërfshirës ishte të arrihej çarmatimi bërthamor në botë. Fuqitë e mëdha nuk e kanë problem të përdorin shtete të tjera si terren lufte, për sa kohë nuk përballen me njëra-tjetrën, duke patur parasysh mundësinë e një lufte bërthamore, ashtu siç po ndodh me Rusinë që po përdor Ukrainën. Normalisht, ky argument ka dominuar marrëdhëniet ndërkombëtare në lidhje me armët bërthamore që nga Lufta e Ftohtë.
Nga ana tjetër, kjo ka destabilizuar rajone të ndryshme, veçanërisht Lindjen e Mesme, dhe ka bërë që aktorë rajonalë të duan të shtojnë armë bërthamore në arsenalin e tyre. Është e vërtetë që vetëm SHBA-ja dhe Rusia kanë mbi 90% të arsenalit bërthamor botëror, por posedimi i këtij lloji armësh nga shtete si Kina, Irani apo Koreja e Veriut e bën situatën edhe më të frikshme.