Ndërkohë që Perëndimi është duke e ndëshkuar me sanksione, nuk ka vonuar as përgjigjja e Vladimir Putin.
Rusia ka vendosur që të mbyll hapësirën ajrore për 36 vende – përfshirë Gjermaninë, Spanjën, Italinë dhe Francën, deklaron zyrtarisht Agjencia Federale e Transportit Ajror.
Agjencia Interfax thotë se vendet e prekura nga kjo masë janë: Austria, Shqipëria, Anguilla (territor britanik përtej detit), Belgjika, Bullgaria, Ishujt e Virgjër Britanikë, Mbretëria e Bashkuar, Hungaria, Gjermania, Gjibraltari, Greqia, Danimarka (përfshirë Grenlandën, Ishujt Faroer ), Irlandë, Islandë, Spanjë, Itali, Kanada, Qipro, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Finlandë, Francë, Kroaci, Republika Çeke, Suedi, Estoni .