Mbyllet takimi në Bjellorusi pas tre orësh mbledhje. Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës kanë përfunduar pas orëve të gjata mes palëve në rezidencën shtetërore në rajonin Gomel të Bjellorusisë.
Për momentin raportohet se delegacionet përfaqësuese të Rusisë e Ukrainës kanë dalë nga salla ku zhvilluan bisedimet, por ende nuk bëhet me dije se çfarë është vendosur.
Nga pamjet e publikuara në rrjet është parë vetëm nisja e mbledhjes që u bë nga ministri i jashtëm i Bjellorusisë, Vladimirovich Makei. Ai i siguroi palët që të ndiheshin të sigurt në atë tryezë.
Takimi disa orësh mes Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar, ndërsa një zyrtar i presidencës ukrainase, i angazhuari për komunikim me publikun, ka treguar shkurtimisht “frytin” e diskutimeve.
Ai ka u shpreh se bisedimet kanë qenë të vështira dhe se pala ruse nuk është e penduar nga ajo që ka shkaktuar.
“Negociatat janë të vështira. Sidoqoftë, pa ndonjë ultimatum të detyrueshëm, tashmë. Fatkeqësisht, pala ruse është akoma ekstremisht e anshme në lidhje me proceset shkatërruese që ka nisur”, ka shkruar Mykhailo Podoliak, këshilltar i Shefit të Stafit të Presidentit ukrainas.
Derisa po zhvilloheshin bisedimet mes palës ruse dhe asaj ukrainase, Rusia ka kryer një sulm raketor në qytetin e Kharkovit, ku u raportua se janë vrarë disa civilë dhe janë lënduar mira të tjera.
Ndërkaq, derisa diskutimet mes palëve po zhvilloheshin, edhe Ukraina ka lajmëruar se presidenti i saj, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.