FIFA dhe UEFA kanë marrë një vendim zyrtar kundrejt Rusisë.
Kombëtarja e Rusisë dhe të gjithë ekipet rusë janë pezulluar nga të gjithë garat sportive ndërkombëtare.
Vendimet u miratuan sot nga Byroja e Këshillit të FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, përkatësisht organet më të larta vendimmarrëse të qeverisë botërore dhe evropiane të futbollit.
Pas vendimeve fillestare të miratuara nga Këshilli i FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, të cilat parashikonin miratimin e masave shtesë, FIFA dhe UEFA kanë vendosur sot së bashku që të gjitha ekipet ruse, qofshin ato kombëtare përfaqësuese apo ekipet e klubeve, do të pezullohen nga pjesëmarrja në kompeticionet e FIFA-s dhe UEFA-s deri në një njoftim të dytë.