Oligarkët rusë kanë nisur të shfaqin publikisht pakënaqësinë e tyre për vendimet e Putin në lidhje me Ukrainën. Oligarku rus Pjetër Aven, është ndër 36 biznesmenët që u takuan me presidentin Putin në Kremlin.
Kjo është hera e parë që një oligark shpreh në mënyrë të hapur mos dakordësi ndaj vendimeve të presidentit. Letra drejtuar kreut të shtetit rus, kundër luftës në Ukrainë është shkruar nga një person që e gjykon me të vërtetë të rëndë situatën.
Ose që është i vetëdijshëm se mund t’ia lejojë vetes një gjë të tillë. Në letrën e publikuar nga Financial Times, shkruhet ndër të tjera se nuk është një deklaratë politike, por shpalosja e bindje se lufta nuk mund të jetë asnjëherë një përgjigje.
“Kjo krizë do të kushtojë jetë njerëzish dhe do dëmtojë dy kombe që prej vitesh kanë marrëdhënie vëllazërie njëri me tjetrin. Mund vetëm t’i bashkohem atyre duan fundin e kësaj gjakderdhjeje”, përfundon letra e shkruar nga Aven.
Kaluan pak orë dhe u shënua një shkëputje e radhës. Ndoshta me më pak peshë, por gjithsesi domethënëse. Një tjetër oligark i vjetër, mik personal i Putin, shkruajti pak radhë në Telegram: Paqja është e rëndësishme. Marrëveshjet duhet të arrihen sa më parë!”
Në vitin 2008 në fund të mandatit të dytë presidencial të Putin, Oleg Deripaska kishte 28 miliard dollarë, ndër rusët më të pasur dhe i nënti në botë. Tashmë ai ka vetëm 3 miliard dollarë, pasi si mik personal i Putin u prek nga sanksionet amerikane të 2018-ës.
Aktualisht të gjithë pyesin se çfarë nënkupton ky rebelim i brishtë. Pasi janë ende shumë oligarkë të rëndësishëm. Financeri Genadi Timshenko apo Juri Kovalcuk, i konsideruar s’u bankieri personal i Putin, Gazpron apo Roman Abramovic.
Janë pikërisht këta njerëz besnikë të Kremlinit që pësojnë dhe humbjet më të mëdha ditët e fundit. Sipas vlerësimeve të Forbes, pushtimi i Ukrainës i ka kushtuar 128 miliard dollarë oligarkëve rusë më në zë. Ndoshta është e vërtetë se pa Putin oligarkët nuk janë askushi. Por dhe Putin nëse humbet mbështetjen e tyre, nuk do të forcohet, përkundrazi.