Moska zyrtare tha të hënën se vendimi i Gjermanisë për të furnizuar Ukrainën me armë ishte skandaloz.
Kjo, pasi forcat ruse vazhdojnë ofensivën e tyre në vendin ish-sovjetik.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të shtunën se Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 1 mijë armë antitank dhe 500 raketa tokë-ajër Stinger.
Të gjitha këto nga rezervat e Bundeswehr-it, në mënyrë që ajo të mund të mbrohet kundër Rusisë.
“Ky gjest skandaloz justifikohet nga ‘lufta e Ukrainës për liri dhe pavarësi’, si dhe ‘kërcënimi’ që vendi ynë pretendohet se paraqet për sigurinë evropiane”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.