Lufta në Ukrainë ka hyrë këtë të mërkurë në ditën e 7- të. Ndërkohë ushtria e Ukrainës thotë se parashutistët rusë kanë zbarkuar në qytetin e dytë më të madh të këtij shteti, Kharkiv.
Një sulm raketor rus rreth orës 8:10 të mëngjesit të sotëm ka goditur një ndërtesë policie dhe një universitet në Kharkiv.
Shërbimi Shtetëror për Emergjencat ngarkoi një seri fotosh që tregonin zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit duke luftuar me zjarrin që shpërtheu nga maja e një ndërtese të madhe.
❗️У Харкові було завдано ракетного удару по будівлі обласного Управління поліції. Будівля практично зруйнована pic.twitter.com/cfALU5evA9
— НВ (@tweetsNV) March 2, 2022