Forcat ruse intensifikojnë ofensivën në qytetet e Ukrainës. Mbrëmjen e djeshme, kryebashkiaku i Khersonit njoftoi se qyteti ka rënë në duart e ushtrisë së Moskës. Duket se edhe qyteti i Mariupol do të ketë të njëjtin fat.
Sipas nënkryetarit të kësaj bashkie, qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur në portin jugor të Mariupolit pas granatimeve të vazhdueshme, megjithatë nuk ka ende një shifër të saktë. Qyteti i dytë më i rëndësishëm i Ukrainës, Kharkiv është goditur nga bombardimet, teksa po ashtu Kievi vazhdon të jetë në shënjestër të raketave.
Bombardimet vazhdojë me intensitet të shpejtë, ku sipas informacioneve të fundit depoja e naftës në Chernihiv në Ukrainë, shpërtheu në flakë pasi u godit gjatë bombardimeve nga Rusia.