Republikanët i ka dhënë një goditje të fort ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit prej kohësh, por sidomos pas shpallje “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i ka kthyer sytë nga Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa pret prej tyre që të lobojnë fort, me qëllim që DASH të bëjë kthim pas dhe amnistojnë atë.
Për këtë qëllim emra si aktivistja Evi Kokalari, por edhe besniku i ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell, janë parë krah Berishës, ndërsa kanë dalë hapur në mbështetje të tij.
Por zoti Grenell ka qenë ish-i dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi dhe asokohe Sali Berisha ka artikuluar akuza të forta, teksa pretendonte se në prapaskenë po gatuhej ndarja apo siç e quante ai copitmi i Kosovës. Edhe pse jo drejt, Berisha fajësonte administratë “Trump” dhe dyshen Rama-Vuçiç, si arkitekti i kafshimit të Kosovës.
Shkëmbim territoresh në Kosovë? Grenell rrëzon Berishën
Por këto pretendime të Berishës janë rrëzuar dhe ka qenë njëri nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit Donald Trump dhe atij vetë, siç është Richard Grenell, i cili verën që shkoi vizitoi Shqipërinë. Ish-ambasadori ka dala hapur në mbështetje të ish-liderit demokrat, pasi e ka cilësuar absurd vendimin e DASH për ta shpallur “non grata” dhe ndërkohë ka qenë në takim me Ilir Metën.
Megjithatë, zoti Grenell ka folur në media për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka deklaruar se gjatë dialogut mes dy vendeve kurrë nuk është hedhur ideja për shkëmbim territoresh, duke thënë se kjo gjë do të ishte e papranueshme për SHBA.
“Së pari, dua të qartësoj se nuk jam më pjesë e qeverisë së SHBA-së, ndodhem këtu thjesht si vëzhgues dhe jam në përpjekje për të arritur implementimin e marrëveshjeve ekonomike, duke investuar paratë e sektorit privat për fuqizimin e rajonit, ky është roli im. Për sa i përket negociatave, këtë e dëgjoj shpesh, prandaj dua të tregohem transparent. Kurrë nuk kam dëgjuar njeri që të përmendë shkëmbimin e territoreve në praninë time. Ishte e papranueshme si për mua, ashtu edhe për presidentin Trump.
E di që ka mjaft akuza, por nuk di të them nëse është e vërtetë. Ajo që di është se Donald Trump nuk ka qenë kurrë pro shkëmbimit të territorit. Kjo çështje s’i është parashtruar atij”, deklaroi ai. Pra gjërat duket se kanë ndeshur sa i takon raporteve Berisha-Grenell, për shkak se ish-diplomati amerikan, ka rrëzuar pretendimet e ish-kryeministrit për shkëmbim territoresh në Kosovë.
Ish-diplomati kërkon lirimin e Thaçit
Më tej diplomati amerikan, Richard Grenell doli kundër Sali Berishës, pasi morri në mbrojte ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi po mbahet pa të drejtë në burg, për të cilin ish-lideri demokrat ka hedhur akuza të forta. Ai shprehet se do të bënte të pamundurën, duke i bërë thirrje edhe qeverive perëndimore që të punojnë për ta nxjerrë atë nga qelia. “Është e papranueshme, shprehet ai, që ta mbash në qeli kaq gjatë, pa akuza të qarta, duke theksuar se Thaçi kishte marrë vendime të mira për të vendosur paqen.
“Mendoj se është e tmerrshme që të ndalohesh në këtë mënyrë. Nuk e di se çfarë ndodhi me siguri, por ajo që mund të të them është se në atë pikë të negociatave, Thaçi kishte marrë vendime të mira për të vendosur paqen. Ishin vendime të mira, por edhe të ashpra, ishim në rrugën e duhur. Pas më shumë se 20 vjetësh, Gjykata Ndërkombëtare nxori diçka, por momenti kur e bënë ishte skeptik dhe i tmerrshëm.
Bota Perëndimore duhet të kthejë sytë pas dhe të thotë: “Diçka nuk po shkon. Dikush është duke luajtur me politikën.” Do të bëja thirrje për çdo përfaqësues perëndimor, qeveri, agjenci për të punuar fort dhe për të nxjerrë Thaçin nga burgu. Është e papranueshme që ta mbash në qeli kaq gjatë, pa akuza të qarta”, nënvizoi Grenell./RIGELS SELIMAN