Pas deklaratës tronditëse që bëri senatori amerikan për presidentin e Rusisë Vladimir Putin, ku iu bëri thirrje që ta vrasin, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i ambasadorit rus në SHBA Anatoly Antonov. Ky i fundit i quajti të papranueshme deklaratët e senatorit amerikan.
RT shkruan se sipas Antonov, kjo tregonte se rusofobia dhe urrejtja në Shtetet e Bashkuara ndaj Rusisë kishte dalë jashtë shkallës dhe pohoi se Lindsey Graham de fakto po mbronte një akt terrorizmi për të çuar përpara qëllimet politike të Uashingtonit.
Moska ishte e frikësuar për të ardhmen e kombit amerikan, duke pasur parasysh se njerëz si senatori janë në krye të saj, shtoi diplomati rus.