Gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste emision “Abc e mëngjesit” ka rrëfyer për jetën e profesionin e tij.
Ai zbuloi se në fillimet e tij ka qenë gazetar sporti por edhe pse i dashuruar pas fushës së gjelbër u detyrua të shkëputej për tu fokusuar tek kronika e zeze e tek krimi.
Ka qenë pikërisht një ngjarje në stadiumin Dinamo që gazetarinë drejtoi në një tjetër sektor.
Kurioz dhe i apasionuar për të zbuluar enigma, ai sot tregon se për shkak të shkrimeve të fakteve që ka botuar në gazetat ku ai ka qenë i punësuar, ka rrezikuar arrestimin e deri tek përjetimi i qëndrimit në qelinë e burgut.
“Momenti kur kam dashur ta lë ka qenë në ’98-ën, pata bërë edhe një shkrim atëherë kur dhe më arrestuan. Kam bërë asokohe 7 ditë burg, kam qenë arrest me burg pa afat.
Madje kur kam dalë për masë sigurie i thashë gjykatësit më liro të shikoj kampionatin dhe vij prap se nuk kam ku të vete, mos më lër pa parë kampionatin botëror.
Kur më tha më pas, arrest me burg pa afat, para se të më arrestonin kisha bërë një shkrim ku shkruaja ‘kriminel bëni qejf se burgu është plot me të burgosur’.
Sepse burgu kishte 70 të dënuar mbi kapacitetet dhe mua më çojnë në qelinë 1. Ishte një qeli një me një e 90 e gjerë.
Zero ishte banja dhe 1 unë. Kur shkoja të haja bukë më thoshin, kishe hall se nuk do gjenim një vend për ty ja ku ta gjetëm.
Mbaj mend që unë hyra dhe në grevë urie, më tha njëri haj bukë se nuk e merr njeri që s’po ha bukë ti”, u shpreh Hoxha.