Kremlini ka nisur një fushatë dezinformuese për fëmijët rusë, sa i takon asaj çka po ndodh në Ukrainë. Në një video 30 minutëshe, shihet vajza e këngëtares Sofia Khomenko që u thotë shikuesve fëmijë “do të kemi një mësim për paqen botërore”.
Asaj i bashkohen dy prezantues meshkuj të cilët shpjegojnë të vërtetën pas ngjarjeve në Ukrainë, të shpjeguar nga këndvështrimi i ministrisë së Arsimit ruse. Denis Polunchukov, prezantuesi kryesor i caktuar nga Ministria, shpjegon se shumë imazhe që qarkullojnë në internet për luftën në Ukrainë janë në fakt pamje nga konflikte të ndryshme.
Ai theksoi ndër të tjera se disa prej imazheve janë nga lojërat kompjuterike, ndërsa foli edhe për rreziqet që ka besueshmëria e fotove të shpërndara në mediat sociale.
Kremlini ka përdorur më herët pamjet e video-lojërave për të pretenduar se SHBA po mbështeste ISIS-in në Lindjen e Mesme, pak para se trupat ruse të hynin në Luftën Civile Siriane në 2017, shkruan Daily Mail.
Sulmet e detyruan Rusinë të ndërhynte në vitin 2014, thanë prezantuesit, duke justifikuar pushtimin e vitit 2022 duke pretenduar se gratë dhe fëmijët në Ukrainën lindore kishin nevojë për mbrojtje.