Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer sot një ndër përplasjet më të mëdha të tij me ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Në atë kohë Berisha bëri një deklaratë për mediat. Në vitin ’98-të unë kisha bërë një intervistë me vëllain e madh të Haklajve dhe ai doli dhe tha këtë e ka bërë Fatos Klosi dhe mbaj mend që më quajti koloneli i SHIK-ut. Unë në atë kohë duhet të kem qenë tek 23-vjeç.
Unë e mora shumë seriozisht dhe shkoj tek Pjetër Arbnori dhe i thashë unë jam dhe me PD-në , kam qenë edhe në forumin rinor. Pjetri më tha, ore përse e përjashton mundësinë që ata të të ken përdorur pa e ditur ti. Dmth që nuk kishte më shans që ta sqaroje se çfarë kishte ndodhur.
Nga ana tjetër kur shkova në redaksi, kryeredaktor ishte Arjan Çani. O gjigand më tha, të kishe paguar lek që i të ta bënte, ai të ka bërë reklamë të ka bërë të famshëm.
Ky është një nga debatet se me Berishën kam shumë debate, në distancë. Kam edhe një në TV. Atë ditë i kam thënë moderatores edhe para emisionit se nuk kam dash se kam qenë i sëmurë, dhe po ta shikosh edhe një pamje jam i prerë. Shkova më shumë për të bërë emisionin. Ndenja 15 minuta pa folur.
Por moderatores i kam thënë Berisha do reagojë, Mos e publiko nëse ai bën status pa më thënë mua. Çuditërisht Berisha ndërhyn sapo flas unë dhe fillon një sulm. Ai që keni aty është vrasës . Kujtoi 21 janarin dhe çfarë nuk tha, çakalli i sigurimit unë. Kur ra sistemi unë isha pioneri i Enverit.
Në momenti e parë iu ktheva moderatores dhe i thashë ca po bën, ky më thotë mua prit, ca të pre unë jam në emision, më ndërhyn dikush dhe nuk kthen përgjigje për temën por ndërhyn për të më irrituar dhe sulmuar personalisht. NË atë moment duke e shkelur etikën, duke u nxehur me moderatorët, atëherë ngrita zërin dhe i thashë gjëra që i kam dëgjuar më vonë me vëmendjen dhe i kam pasur 100% të sakta. Sepse isha marrë me atë histori.
E vetmja gjë që kam bërë ishte ngritja e tonalitetit dhe në fund i thashë që ti do përfundosh si Pinoçeti. Edhe vet kam qeshur se pse më erdhi ajo, po flisnin para se të shpallej non-grata, unë e dija që do ndodhte diçka me të, por jo kaq e madhe”, rrëfeu Hoxha.