Ish-deputeti socialist, dhe ish-kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, i famshëm edhe për simbolikën e “Çantës së zezë”, ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa mes të tjerash ka lëshuar disa kritikat të forta në adresë të ish-kryeministri Sali Berisha, pasi ky i fundit e akuzoi javën që shkoi nga qytetit i Durrësit se po bën fushatën për Partinë Demorkatike dhe kundër koalicionit “Shtëpia e Lirisë” e ameje Partisë Socialiste. Gjatë një interviste të mbushur me fakte dhe detaje, ish-ligjvënësi Braho u shpreh besimplotë se Berishë ka qenë agjent i disa agjenturave të huaj, përfshirë atë të UDB-së, ndërkohë që shkoi më tej kur theksoi se ka dijeni edhe për pseudonimin që ai mbante si agjent, të cilën ja ka thënë në sy edhe ish-liderit demokrat. Sipas zotit Braho, Berisha është nëna e të gjitha të këqijave që duhet të kalbet në burg.
-Zoti Braho, ju falënderoj që pranuat ftesën për të zhvilluar së bashku këtë intervistë për gazetën “SOT”! Ju jeni një nga themeluesit e Partisë Socialiste të qytetit të Durrësit dhe një nga njerëzit më të rëndësishme të kësaj partie qysh prej themelimit të saj dhe në politikën shqiptare. Figura juaj lidhet ngushtësisht me momentet kyçe të rrjedhës historike që ka marrë e majta shqiptare. Kështu që me lejoni t’ju pyes a ka qenë e vështirë beteja juaj në politikë apo “Lufta”, siç ju e përmendni tek libri juaj “‘Masakroni’ Servet Pëllumbin”, referuar disa vargjeve të poezisë së shkrimtarit të tonë të njohur Ismail Kadare? Keni ju ende beteje që i konsideroni të hapura…
Së pari ju falënderoj për ftesën për të dhënë intervistë për gazetën “SOT”! Absolutisht, siç ju e thatë, unë jam një ndër më kryesorët e Partisë Socialiste në Durrës dhe ndërkohë kam patur fatin të jemi themelues i PS në Tiranë. Unë jam ndër anëtarët e parë të Komitetit Drejtues të Partisë siç quhej atëhere dhe kam marrë pjesë në Kongresin e Parë të Partisë Socialiste, kam diskutuar. Asokohe dy njerëz kanë diskutuar në Kongresin e PS, unë dhe i ndieri, shoku im i mirë i rinisë, Moikom Zeqo. Betejat politike nuk janë beteja me luftë, por janë beteja akoma më të vështira se sa lufta. Ato janë beteja intelektuale, beteja që duhet të jesh shumë i përgatitur dhe nuk më kishte shkuar mendja që do të merresha me politikë. Rastësisht kam hyrë në politikë, vesha një kostum dhe pashë që ky kostum që quhet ndonjëherë “kostum politik” më rrinte mirë. Natyrisht koha tregoj që përvoja nga ana ime u fitua shpejt, motivet ishin jo këto motive që janë sot, ishim njerëz idealistë në politikë, ndryshe nga tani që “Politika është bërë mjet jetese”. Ndër politikanët durrsakë, unë do të veçoj Bardhyl Agasin, i cili drejtoi Partinë Socialiste në Durrës. Bardhyli ishte kryetar, unë isha nënkryetar. Ishim të dy anëtarë të udhëheqjes kryesore të PS në Tiranë, duke shtuar dhe veçuar këtu edhe Moikom Zeqon, Miri Hotin, Ilirjana Kërçukun, Natasha Paço erdhi më vonë, etj.
-Ndërkohë ju vitet 1991-2000 ju i konsideroni vitet e përmbysjes së mëdha. Pse është zgjedhur ky emërtim nga ju dhe çfarë ka qenë për ju tranzicionit në Shqipëri?
Natyrisht që vite të mëdha ishin, pasi u përmbys sistemi, u përmbys shteti, u përmbys ekonomia, e cila nga sistemi socialist kaloi në kapitalizëm. Kështu që nga kjo pikëpamje këto quhen përmbysje të mëdha. Po ashtu në këtë periudhë, u bënë edhe shumë ndryshime të tjera, ku vendin e drejtuan edhe struktura revanshiste, që kishin kryefjalë zhvatjen dhe përveç pasurimit të tyre të shpejtë, kjo kastë pushtetarësh e politikanësh kërkonte revansh politike, sepse filluan gjyqet politike, filli dhuna ndaj opozitës asokohe që pushteti drejtohej nga Saliu, u burgos kryetari i opozitës, Fatos Nano, e shumë të tjerë. Me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet në korrik të vitit 1997, shpresuam që gjërat të ndryshonin për mirë dhe ato ndryshuan për mirë. U hartua një Kushtetutë e re e Republikës së Shqipërisë, pjesa e së cilës është edhe sot. Janë bërë disa korrigjime dhe disa ndryshime këto vitet e fundit. Por falë PS ndryshoi shteti dhe progresi nisi të shihej kudo, pasi qeveria “Berisha” kishte mbjellë vetëm regres dhe kaos. Nga ana tjetër asokohe forcat e majta që unë mund t’i quaj se ishin progresiste, pashë që pas viteve 2002-03 që Shqipëria qeverisej nga socialistët pati shenja të korrupsionit, edhe në radhët e të majtëve.
-Ju keni përmendur një sërë emrash dhe personalitetesh që metaformikisht janë të vendosur në pllakën e Partisë Socialiste në Durrës. Megjithatë emra konkret si Miri Hoti, Bardhyl Agaçi, etj. Çfarë do të thotë për ju këta emra intelektualësh që bëni politikë në ato vite dhe sa ndryshon sot politika, sipas jush?
Po e vërtet, që emrat që kam përmendur qëndrojnë në pllakën memoriale të Partisë Socialiste në Durrës. Unë kam përmendur goxha emra dhe jam treguar i kujdesshëm që të mos harroj ndonjë. Ne ishim grup kompakt si PS në Durrës në radhët e së cilës kishit shumë intelektualë, ndërkohë që përballë kishim Vefi Çakon. Ke dëgjuar ti ndonjëherë për Vefi Çakon? Ajo ishte një femër që përfaqësonte linjën e veprimeve agresive të së djathtës në Durrës. Ajo ishte një e djathtë regresive dhe ca njerëz që kishin qenë “kullufë”, të pa ekspozuar më parë që dukeshin moralë, por që me ardhjen në pushtet ndryshua, u transformuan. Ne i kishim njohur si intelektualë, por gjuha e tyre dhe veprimet ishin shumë të dënueshme. Megjithatë këto gjëra ishin normal, pasi direktivat dhe frymëzimi ishte Sali Berisha që asokohe drejtonte shtetin. Sali Berisha ishte dhe është e keqja më e madhe. Saliu edhe sot e kësaj dite është një politikan regresiv…
-Zoti Braho, a ka më intelektualë në politikë, sidomos asaj që kemi sot në Parlamentin e Shqipërisë?
Unë kam 6 muaj që nuk jam më pjesë e Parlamentit të Shqipërisë, direkt, pra fizikisht. Natyrisht që unë jam anëtar i lartë i udhëheqjes së strukturave të Partisë Socialiste dhe më qëllon që shoh Parlamentin në televizor dhe nuk arrij të dalloj ndonjë që të ketë intelekt dhe talent të spikatur. I ndodhur përpara kësaj situate unë kujtoj Parlamentin e parë që kishte 42 profesor doktore të pranishëm në të dy krahët. Edhe në Parlamentin e ’97 kishte intelektualë pafund, sidomos e majta, pasi e djathta u rrudh në atë vit dhe deputetë ishin ca vegla dhe të fortë të Sali Berishës. Ne kishim Rexhep Mejdanin që ishte Akademik, apo Servet Pëllumbin filozof. Më thuaj ti tani ka më filozof Partia Socialiste. Bën filozofin Edi Rama, që flet kot më kot si “Kodra pas Bregut”. Nuk dua ta them por ja kam thënë dy apo tre herë Ramës, që në Partinë Socialiste mos merr as kalamaj dhe as njerëz që dinë vetëm të marrin vota. Nuk është inlektual Vangjush Dako. Ky i fundit vota merr, por nuk është intelektual. Ai ka drejtuar PS-në në Durrës. Më thuaj kush është intelektual në Partinë Socialiste?!
-Dakord dhe si gjithmonë jeni shterues! Por më lejoni t’ju pyes për zgjedhjet e pjesshme lokale të cilat u mbajtën dje në 6 Bashki. Në Bashkinë Durrës, Partia Socialiste garon me kryetaren në detyrë Emirjana Sako. Kështu që dua një koment nga ju dhe kush do të dalë fitues nga kjo garë?
Unë jam i majtë padyshim, më dhimbset e majta, ndonëse Edi Rama bëri tentativë për të ndryshuar thelbin e kësaj të majte, shpresoj që edhe në Durrës të fitojë e majta, po është turp që në Durrës ta drejtojë fushatën, një njeri i shpallur ‘Non Grata’, sepse bilanci i tij në drejtimin e Durrësit për sa kohë ka qenë kryetar bashkie ka qenë totalisht negativ. I kam thënë direkt “ti je lloji si kapo i Cosa Nostras në Durrës. Gjysmën e tyre që të kanë ardhur në qark gjithë këto vite ti i ke në burg, për vjedhje, për vrasje. Gjithë malavitën e Durrësit, njerëz pa ideale, të fortë fizikisht, por edhe financiarisht, i përdori duke u dhënë prona apo leje drejtimi. Këto nuk janë idealet e të majtës, ajo është solidare. Jam i bindur që kryetarja aktuale, duke vënë në krye të fushatës këtë person, do ketë kosto.
-Durrësi nuk po merr atë që meriton, e themi nga kontakti i përditshëm me qytetarët, duke marrë parasysh pozicionin e qytetit. Ndër vite e kanë drejtuar të majtë Bashkinë, ndër ta edhe Dako. Çfarë duhet bërë ndryshe?
Braho: Është bërë gabim që u afrua Vangjush Dako dhe që drejtoi fushatën në Durrës. Monopolizoi jo vetëm drejtimin ekonomik, social, urban, të qytetit, por monopolizoi dhe drejtimin e Partisë, hoqi vlerat e vërteta, atë intelektual që ishin prezent në Partinë Socialiste, një pjesë u mërzitën, një pjesë i spostoi me intriga, nuk po përmend emra, por partia mbeti me ca bojaxhinj, me ca njerëz pa vlera fare, të cilët janë ata që mund të thuash që nuk ka Parti Socialiste fare në Durrës. Janë ca djem të mirë, por janë të lidhur vetëm me punësimin duke synuar vetëm poste, pa ngritur zërin që të bëhen bllokadë edhe e qeverisë. Vijnë ministrat këtu, takohen me këshilltarë, ata ngrenë dorën pa bërë asnjë vërejtje gjithë këto vite. Në mbledhjet e këshillit, asnjë gjë nuk kundërshtohet, asnjë gjë nuk propozohet, ashtu siç i bën kryetari ashtu mbeten.
-Porti i Durrësit, keni një mendim ju për të?
Braho: Porti i Durrësit është surrealist. Nuk ka transparencë, mund të jetë ndonjë hata e madhe, por se dimë se çfarë do bëhet. Nuk është kollaj që të ndërtosh porte. Në radhë të parë, portet iu krijon në radhë të parë mundësi natyra. Ai port si të thuash, po të mendohej për të pasuruar aktivitetin e tij, mos mbetet vetëm i llojit ngarkim, shkarkim. U bë një gjë e mirë që u ndërtua porti i peshkimit. Duhet një përzierje aktivitetesh. Vizioni im është i dyshimtë. Ndoshta dikush i ka fryrë në vesh kryeministrit, ik atje në Dubai, merr ndonjë nga ata me para shumë. Por para shumë kishte dhe Hajdin Sejdia, por hapi një gropë të madhe mbrapa Pallatit të Kulturës dhe hiç gjë.
-Për mua politika, nuk ka më kuptim, më ngjan me një skenë Teatri, me disa aktorë, a duhet të kemi ne besim tek politika që ajo mund të sjellë një ndryshim, duke parë që shumë të rinj po largohen nga vendi?
Braho: Kjo që thua ti është një problem kompleks. Natyrisht nuk ka një pjesëmarrje të rinisë në politikë, sepse dhe organizatat politike rinore që kanë partitë janë fasada. Kjo nuk do të thotë që dhe ju të rinjtë të mos merreni me politikë. Rinia e do politikën, por ne nuk arrimë të dallojmë atë pjesë që ajo shfaq si urrejtje me dëshirën për tu marrë me politikë. Të gjithë thonë hapini rrugë rinisë. Edhe Lulzim Basha, tha me një slogan që mu kujtua koha e Enverit. Si do të jetë rinia sot, do të jetë Shqipëria nesër. Rinisë duhet ti japësh mundësi, të hapin krahun, të merren, të stërviten, politika nuk është valle, ajo është luftë me çomage.
-Ju jeni një ndër emrat më të lakuar…
Unë jam lakuar, çfarë nuk kam dëgjuar, por shyqyr që të gjitha fjalët i ka thënë një person i shpallur “Non Grata” dhe ai është Sali Berisha, se ai nuk ja vlen dhe t’i thuash Z.Berisha.
A duhet të jetë Z.Berisha pjesë e politikës?
Jo. Çfarë flet. Duhet të kishte ikur me kohë, ai duhet të kishte ikur në 98′, mbasi organizoi rrëmujat e 97′, dhe provoi edhe me grusht shteti. Ai nuk ikën. Por edhe në atë periudhë atë duhet ta kishin futur në burg. Berisha duhet të ishte kalbur në burg. Më tha Nano në atë periudhë, t’i do shkosh Prokuror. Mos më ço i thashë prokuror, ky është profesioni im i thashë. Pse tha? Epo gjënë e parë që do bëj nëse hyj Prokuror, është do çoj në burg Sali Berishën, duhet të përgjigjet për të gjitha krimet. Ke bërë edhe t’i paudhësi, u fshehe në 14 shtator ike në Maqedoni. Nuk më bënë prokuror.
– Zoti Braho më lejoni t’ju kujtoj se ish-kryeministri Sali Berisha iu është rikthyer sulmeve në adresë të personit tuaj. Rasti më i freskët ka qenë kjo e enjte që lamë pas, ku ish-kryeministri Berisha teksa ndodhej në qytetin e Durrësit në mbyllje të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ndër të tjera ju akuzoj juve se me porosi të Edi Ramës bëtë fushatë për Lulzim Bashën dhe kandidatin e Partisë Demokratike, Luan Hoti. Madje ai premtoi se me fitoren e kandidati të “Shtëpisë së Lirisë në Bashkinë e Durrësit, do të priten edhe fijet e ndikimit tuaj. Keni një përgjigje apo koment për Sali Berishën? A është kjo akuzë që artikulon Berisha ndaj jush dhe që ka lidhje me deklaratën e fortë të bërë nga ju disa ditë para protestës së 8 janarit 2022 të thirrur nga Sali Berisha, se në selinë e PD do të vritej një deputet demokrat…
Sali Berishë është mësuar të gënjejë dhe shpifë. Unë jam socialist, madje nga këta të thekurit dhe ashtu kam mbetur, edhe atëhere kur u larguam nga PS dhe u atashuam pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim. Madje, një nga arsyet që unë u largova nga LSI ishte fakti që Ilir Meta shkoi djathtas dhe bëri koalicion me Sali Berishën një vendim ky i pakuptueshëm dhe pashpjegueshëm. Domethënë ai ka thënë që Spartak Braho po bën fushatën për Luan Hotin në Durrës. Nuk mund dot rrijë Saliu pa gënjyer dhe shpifur, pasi i tillë burrë është, i tillë njeri është, i tillë politikan është. Berisha është një nxënës besnik i Gëbëlsit, i cili thoshte “shpif, shpif se diçka do të mbetet”. Edhe Saliu kjo kategori është dhe nuk më bën përshtypjes kjo deklaratë dhe kjo akuzë. Por natyrisht që për sa kohë ju si media interesoheni, unë jam i detyruar të flas dhe ta shpjegoj, ndërkohë që refuzoj t’i japë përgjigje Sali Berishës, sepse unë gjatë gjithë kohës time unë e kam pasur mision largimin e tij nga politika shqiptare. Sali Berisha është njeri dhe politikan destruktiv, nëna e të gjitha të zezave dhe madje unë ja kam thënë në sy që është edhe spiun i UDB dhe disa agjenturave të tjera, e i kam kujtuar edhe pseudonim si quhet, e maje e kam ftuar shkojnë në gjyq nëse unë gënjej, por që ai ka refuzuar, se e di që janë të vërteta dhe ai ka frikë nga unë.
-Ndërkohë le të dalim pak nga situata politike dhe të përqendrohemi tek reforma drejtësi. Kështu që dua t’ju pyes për sistemin e drejtësisë, duke nisur dhe nga periudha e gjatë e eksperiencës në këtë fushë. Besoni ju tek vetingu dhe a do të shohim emra të tjerë të politikës pas hekurave?
Jam me dy duar për vetingun. Pse? Sepse sistemi i drejtësisë u degjenerua plotësisht. U krijua një korporatë që vetëm drejtësi nuk bënin më. Jo në mënyrë absolute, sepse ka gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm në këtë sistem, por dominoi korporata e njerëzve që mendonin 10 për xhepin dhe asgjë për drejtësinë dhe për njerëzit hallexhinj, apo për konflikte të ndryshme, plus korrupsioni ka qenë galopant. Unë kam qenë anëtar i komisionit për Reformën në Drejtësi, kam qenë shumë optimist, por disa gjëra u bënë gabim.
-Së fundmi është dorëzuar padia e Ina Zhupës, për Emiriana Sakon…
Padi janë bërë shumë gjatë kësaj kohe, por nuk janë çuar në fund. Sako bëri një gjest jo të pëlqyeshëm kur u largua nga Komisioni Hetimor, duhet të rezistonte, nuk duhet të ikte.
-Madje, zonja Sako është akuzuar se është e komanduar me ato që tha në Komisionin Hetimor duke marrë parasysh akuzat e opozitës.
Ai që drejtonte fushatën në Durrës, komandonte dhe Emirianën. Ajo është vajzë e mirë, por për këtë padi nuk jam në gjendje që gëzohem për fatkeqësinë e tjetrit, por pavarësisht pakënaqësisë sime i uroj suksese./Rigels Seliman