Një gjeneral rus është vrarë në luftimet rreth Kharkiv, sipas inteligjencës ukrainase, duke e bërë atë gjeneralin e dytë që ushtria ruse ka humbur në Ukrainë brenda një jave.
Shërbimet e inteligjencës në Ukrainë bëjnë me dije se kanë vrarë gjeneralin rus Vitaly Gerasimov, shefi i shtabit të Ushtrisë së 41-të, gjatë një përplasjeve të fundit ushtarake.
Sipas “Kyiv Indipendent” zëvendës komandanti i Forcave të Përbashkëta Ruse u vra gjatë luftimeve në rrethinat e Kharkivit, i cili është në qendër të bombardimeve të ushtrisë armike.
Vitaly Gerasimov ishte një figurë e njohur e ushtrisë, i dekoruar nga presidenti Putin për pushtimin e Krimesë.