Partia Demorkatike duket se nuk po gjen qetësi. Prej disa muajsh selia blu është kthyer në një arenë përplasjesh, ku Lulzim Basha dhe Sali Berisha po përplasin brirët me njëri-tjetrin, ndërsa përpiqen të tregojnë se kush është më i forti.
Për rrjedhojë Basha ka ndërmarrë disa masa për të ndalur ofensivën e Berishës, ndërkohë që këtë të fundit dhe mbështetës të tij i ka përjashtuar nga PD-ja, në mënyrë që të vijojë i qetë dremitin e Partisë Demorkatike. Në shenjë hakmarrje Berisha, studio Bashën dhe hyri në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit nën logon e koalicionin “Shtëpia e Lirisë”.
Por duket se këto zgjedhje janë kthyer në bumergan për kryedemokratin Basha, pasi PD nuk arrti të merrte asnjë bashki. Ky rezultat ka bërë që dje disa deputetë të Partisë Demorkatike të nxitur nga Berisha, t’i kërkojnë llogari Lulzim Bashës për humbjen dhe madje edhe largimin e tij nga drejtimi i PD-së. E gjitha kjo ka ndodhur në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, teksa fillimisht mësohet se Basha i cilësoi zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit si pritë ndaj Partisë Demorkatike.
“6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje”, deklaroi ai. Por kjo deklaratë e Bashës ka ngjallur debat, ndërkohë që deputetja Ilda Dhori i ka kërkura hapur Lulzim Bashës të dorëhiqet nga PD-ja. “Duhet të ikësh, duhet të hapet gara në PD. Berisha e ka mbyllur. Duhet të zgjedhin demokratet cili na bashkon”, deklaroi ajo.
Po ashtu, edhe deputetja e PD-së, Emilia Koliqi mësohet se i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të jap dorëheqje. “Bëj deklarate dorëheqjeje. Saliu është i ikur, largohu që te bashkojmë partine pa Berishën”, mësohet të jetë shprehur deputetja e qarkut të Shkodrës.
Xhaferri kërkon “kokën” e Bashës, Sula paralajmëron dorëheqje
Më tej gazeta ka mësuar se edhe deputeti i Partisë Demorkatike, Ferdinant Xhaferri gjatë mbledhje së djeshme të grupit parlamentar i ka thënë Lulzim Bashës të japë dorëheqjen. “Jam me i vjetri dhe me eksperience, s’kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD por ti na ke fyer kur thua skam humb asnjë gare.
Duhet te largohesh si kryetar”, mësohet të jetë shprehur Xhaferri. Mirëpo teksa Basha ka insistuar sërish se nuk ka humbur asnjë garë, por se ja kanë vjedhur, ka qenë Dashnor Sula ai i cili i ka kërkuar llogari. “Cila është zgjidhja, kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu. Nëse i shërben mandati im për PD dhe bashkimin e demokratëve, e vë në dispozicion që të jap dorëheqjen qysh në këtë moment.
S’kam ardhur tek PD si deputet për interesa personale e s’e dua mandatin për veten time se s’ka vlerë pa demokratët. S’e kam parë kurrë PD si lopë për ta mjelur, por përkundrazi kam dhënë shumë e s’kam kërkuar për të marrë gjë mbrapsht nga PD”, mësohet të jetë shprehur Sula.
Bushati i drejtohet ashpër Bashës: Ti dhe Berisha e shkatërruat PD
Por i ashpër ka qenë në qëndrimin e tij Helidon Bushati, i cili mposhte se i ka thënë Bashës se ai dhe Berisha janë përgjegjës për shkatërrimin e PD-së. Teksa demokratët janë përçarë në dy kampe, një pjesë me Bashën e një pjesë me Berishën, Bushati ka vënë theksin te nevoja për një kongres pajtimi. “Nuk e kuptoj deklaratën tënde. Duhet të jemi përtej egos, e shkatërruat PD ju dhe Berisha. Duhet kongres pajtimi.
Të bashkohemi. Duhet të gjithë ne këtu dhe kolegët tanë të Shtëpisë së Lirisë të kalojmë përtej egove personale për të mirën e PD. T’i hapet rruga zgjedhjeve. Duhet kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku për të mirën e përgjithshme disa duhet të bëjnë një hap prapa”, mësohet të ketë thënë ai./Rigels Seliman