Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur zyrtarisht ndalimin e importeve të naftës ruse si hakmarrje ndaj pushtimit të Ukrainës.
Ndalimi do të vijë si një goditje tjetër për ekonominë ruse, e cila tashmë është goditur nga një sërë sanksionesh nga Perëndimi.
Rusia ka kërcënuar më parë se do të ndërpresë të gjitha furnizimet me gaz në Perëndim nëse zbatohet një ndalim për importet e saj të naftës.
Kjo ka bërë që partnerët europian që varen me mbi 60% nga importi i gazit ruse nuk e kanë përkrahur iniciativën duke i’u trembur një rreziku të paparishikueshëm për qytetarët e vendeve të tyre.
Madje ishte e para Gjermania që kundërshtoi një bllokad të tillë që do e çonte Europën në një krizë të rëndë ekonomike të papërballueshme nga unioni