Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është hedhur jo pak herë ideja e bashkimit me demokratët që janë pozicionuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.Por ditën e djeshme, nipi i Sali Berishës,
Dritan Berisha ka reaguar ashpër në Facebook ndaj deputetëve të cilët gjatë protestës së 8 janarit ishin përkrah Lulzim Bashës.Në mesazhin e tij, Dritan Berisha shkruan se për ata që ishin në atë protestë dhe që hodhën gaz ndaj përkrahësve të ish-liderit historik nuk do të ketë falje, madje nuk ka kursyer kërcënimet dhe ofendimet.
“Atyre deputetëve që më 8 janar ishin brenda zyrave të Partisë Demokratike dhe na mbytën me gaz helmues e polici, duhet me ja sh** tan robt e shpisë e jo me i fal. Unë i pari veç mos më dalshin para syve se kam me i dh**e”, shkruan Dritan Berisha.
Ndërkohë, kujtojmë se në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike pak ditë më parë deputetët, që deri dje mbështesnin Lulzim Bashën, e kanë quajtur dëshpërues dhe të tmerrshëm rezultatin e PartisëDemokratike në zgjedhjet e të dielës.
Deputetët Ferdinand Xhaferraj, Dash Sula, Ilda Dhori dhe Helidon Bushati janë disa nga deputetët që në mbledhjen me dyer të mbyllura i kanë kërkuar Lulzim Bashës dorëheqjen. Helidon Bushati ka propozuar edhe kongres pajtimi mes demokratëve.
“Duhet të jemi përtej egos, e shkatërruat Partinë Demokratike ju dhe Berisha. Duhet të ikësh. Duhet Kongres pajtimi. Të bashkohemi! Duhet Kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku për të mirën e përgjithshme disa duhet të bëjnë një hap prapa”, tha ai.
Por, lideri demokrat Lulzim Basha ka vazhduar me të njëjtën deklaratë si edhe më parë duke thënëse nuk ka humbur asnjë garë elektorale, por që e kanë vjedhur. Nga ana tjetër, përsëritja e kësaj deklarate nga Basha është konsideruar fyerje nga deputetët Ferdinand Xhaferraj dhe Dash Sula.