Edi Rama nuk jeton në realitetin e popullit të tij, as në aspektin social dhe as në atë ekonomik, për sa kohë ai nuk shkon të blej bukën vetë dhe as “domatet që ja kërkon Linda, se po ta pyesësh për kilen e tyre sot në treg ai nuk di të përgjigjet.
Rama nuk e mbush sarbratorin e makinës vetë pasi ja mbushim ne me taksat tona dhe as është i detyruar të udhëtoj në urban. Rama nuk e di se sa i duhet një familje për t’i mbijetuar muajit, për të shkolluar fëmijët dhe për të nxjerrë bukën e gojës me të gjitha sfidat që Shqipëria të përball.
Por më e keqja është se mirë që nuk e di, por ai as denjon të dëgjoj zërin e qytetarëve të tij, pasi në çdo dalje live të tij, një ekip personash me sa duket fshinë të gjitha komentet “negative” ndaj kryeministrit apo situatës së dëshpëruar që po kalon vendi.
Kësaj i thonë teksa vendi po “digjet”, jo me benzinë se atë se përballojmë dot, por nga keqmenaxhimi i krizave të njëpasnjëshme, Rama gjen kohë të krihet me lekët e shqiptarëve në Dubai, madje merr dhe 3 ministre të kabinetit për ta shoqëruar.
Ekskluzive.al në fakt po e ndiqte videofjalimin e kryeministrit nga Dubai të zhvilluar pak më parë dhe ajo që u vu re ishte se gjatë fjalimit, në profilin e kryeministrit shpërthyen “lum” komentesh negative, nga më të ndryshme e që kanë lidhje me situatën ekonomike dhe sociale të gjithësecilit prej tyre.
Mirëpo, po të hysh tani në videon e kryeministrit e kupton fare mirë se komentet të cilat do publikohen nga ekskluzive.al nuk i sheh gjëkundi. Ato janë fshirë dhe në vend të tyre kanë mbetur ca “trëndafila” dhe yje nga puthadorët e tij.
Kryeministri jeton një realitet imagjinar ku asnjë prej nesh nuk është pjesë e tij, pasi në profilin e tij nuk gjendet asnjë kritikë dhe asnjë qortim apo këshillë, nëpër konferenca nuk pranon asnjë pyetje nga gazetarë që s’janë shërbëtorë të oborrtarëve të tij, por vetëm lavde dhe nuk do jetë e largët dita kur kalorësi ynë do përfundoj si “mbreti lakuriq”.
Në fakt kur doli humbës nga Bashkia e Tiranës, përfundoi shumë keq, pasi qante e dëneste orë e çast dhe ishin një grusht miqsh që i qëndruan afër që mos të bënte ndonjë budallik, duke pasur frikë nga gjendja e rënduar psikologjike që po kalonte.
Realiteti është një armik fatal i Edi Ramës, por i domosdoshëm… si kura e të gjithë problemeve të shqiptarëve./Ekskluzive.al
Mëposhtë disa nga komentet negative tek faqja e kryeministrit të cilat nuk gjenden më në publikimin e tij: