Protestat kanë dhe anën e tyre humoristike në ndonjë rast, siç është edhe rasti i kësaj fotoje, ku protestuesit durrsakë të opozitës, të lodhur nga thirrjet, ulen të shplodhen me një gotë raki, një pjatë qofte dhe pak salcë kosi.
E megjithatë, ata nuk harrojnë të mbajnë pranë tyre dhe një pjesë nga protesta, siç është rasti i këtyre të fundit që nuk e leshojnë për “qamet” pankartën e partisë.
E shtuna e protestës po vjen. Ishalla keni fat me ia shtru dhe ju si “Çunat e Durrësit”! Të paktën, lekët i kanë bërë gati…