Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur reprezaljen ndaj pronave dhe pasurive të vënë nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Vetëm gjatë vitit 2021 përmes ligjit antimafia dhe me kërkesë të SPAK janë dhënë 14 vendimet sekuestrimi, janë konfiskuar 4 hotele, trojet e të cilave i janë kthyer shtetit dhe janë sekuestruar mbi 200 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalzit.
Këtë e bëri të ditur ditën e djeshme, drejtuesi i Prokurorisë Speciale, Arben Kraja. Gjatë konferencës për “Iniciativa rajonale kundër korrupsionit”, Kraja theksoi madje se me paratë e konfiskuar krimit është ngritur një laborator ekspertize tepër funksionale e të vlefshëm për SPAK, ndërsa 41 vendime konfiskimi janë ende në proces, ku përfshihen edhe resorte në bregdet.
“Për t’i identifikuar asetet kriminale dhe më pas për t’i përdorur në favor të publikut e të institucioneve që punojnë për to. Unë mund të përmbledh vetëm disa shifra për vitin 2021 për zbatimin e ligjit antimafia. Risia që futëm ishte edhe dënimi për pastrim parash.
Gjatë vitit 2021 janë dhënë 5 vendime konfiskimi që përfshijnë 3.4 milionë euro, prona të luajtshme e të paluajtshme. Po kështu kemi 14 vendime ku lista e pasurive është shumë e gjatë dhe me vlera të konsiderueshme, janë 11 subjekte tregtare, rreth 1 milionë euro në llogari bankare dhe 20 milionë lekë shqiptare.
Vetëm gjatë vitit 2021 kemi 6 vendimi sekuestrimi me 15 prona të lakmueshme në bregun e Adriatikut në Gjirin e Lalzit”, deklaroi Kraja. Pra kjo deklaratë e drejtuesit të SPAK, Arben Kraja tregon qartë se Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është e vendosur për të çuar para drejtsisë të politikanët e korruptuar dhe njerëz të botës së krimit, ku njëra prej masave është edhe sekuestrimi i pasurisë së tyre.
Jo vetëm Berisha e Meta: Ja kush nga politikanët e tjerë kanë vilë në Lalëz
Por duke qenë se hetimet e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë shtrirë në bregdet dhe konkretisht në Gjirin e Lalëzit, të gjithë me të drejtë pyesin se a do të guxojë SPAK të trokasë dhe iu kërkoj llogari pushtetarëve se ku i gjetën lekët që kanë bërë vila buzë detit dhe jovetëm.
Janë të shumtë pasanikët që janë banorë sezonalë në Lalëz, zonë kjo e shndërruar tashmë në oazin e politikanëve të të gjithë krahëve, oligarkëve, dhe sigurisht të fortëve. Gazeta “SOT”, po sjell sot për lexuesin disa detaje rreth personave që përbëjnë habitatin në Lalëz. Në fshatin turistik Lura, banori më i famshëm sezonal aty është ish-kryeministri Sali Berisha. Vila më madhështore aty është pikërisht kjo që shihni.
Aty strehohet Berisha i cili në fakt kurrë nuk ka pranuar të jetë pronari. Berisha është fotografua disa herë teksa ecën pikërisht para shëtitores së vilës së familjes. Ai ka deklaruar se vila është e familjes Malltezi, pra, vajzës së tij Argitës e cila është e martuar me Jamarbër Malltezin. Referuar të dhënave të publikuara nga “Open Data” për deklarimin e pasurisë, aty pasqyrohen shpenzimet e vajzës së Berishës për vilën në Gjirin e Lalzit. Vetëm për rikonstruksion në një rast Argita ka shpenzuar plot 45 mijë euro.
Prej vitit 2010, Berisha ka fqinj në Gjirin e Lalzit aleatin e ngushtë të asaj kohe, ish kreun e LSI Ilir Meta, sot president. Familja Meta, deklaron një kontratë sipërmarrje me kompaninë Lura Shpk për një godinë banimi 2-katëshe 317 metra katrorë në Gjirin e Lalzit. Ndryshe nga Berisha, në fakt familja Meta thotë se vilën luksoze dhe është blerë me paratë e trashëguara.
Për të kuptuar vlerën, mjafton të shohim njoftimin për shitjen e një vile pranë atyre të ish-kryeministrit dhe presidentit. Çmimi shkon plot 5 milionë euro dhe ka pak a shumë të njëjtën madhësi dhe komoditet me to.
Noka dhe Ristani vila në bregdet
Por në Lalëz kanë vila edhe ish-ministri Flamur Noka dhe ish-kreu i KQZ, Arben Ristani. Mes pronarëve në Gjirin e Lalzit është edhe ish-kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, sipas “Open Data”. Në vitin 2007, ai ka deklaruar blerjen e një trualli prej 500 metrash katrorë, por nuk jepen të dhëna nëse prona është zhvilluar me ndërtim. Arben Ahmetaj, vilë në Qerret 150 milionë lekë, vilë në Gjirin e Lalëzit e padeklaruar. Damian Gjiknuri, apartament 270 mijë euro, apartament 70 milionë lekë, apartament 28 mijë euro, apartament 26 mijë euro, dyqan 125 mijë euro.
Fatmir Mediu, vilë në Golem. Genc Ruli, vilë në Qerret, 60 milionë lekë. Genc Pollo, vilë në Qerret, Kavajë, 70 mijë euro. Sandër Lleshi, vilë 150 mijë euro në Gjirin e Lalzit.
Petrit Vasili, vilë me vlerë të papërcaktuar në Gjirin e Lalzit. Edmond Haxhinasto, vilë me vlerë të papërcaktuar në Gjirin e Lalzit. Myqerem Tafaj, vilë te Gjiri i Lalëzit.
Gazetaret Andi Bejtja dhe Mustafa Nano, ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi, ish-vjehrri i Sali Berishës, Luan Malltezi, Ambasadori shqiptar ne Prishtine Qemal Minxhozi.