Paligjshmëri totale e ka cilësuar deputeti socialist Erion Braçe rizgjedhjen e Armand Dukës në krye të FSHF-së për herë të gjashtë.
Braçe tha i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv se i vjen keq që qeveria nuk ka interes fare për futbollin në vend.
Deputeti socialist ironizoi zgjedhjen e Armand Dukës në krye të FSHF-së, ku tha se ky nuk është hall i madh për shqiptarët, ‘hall’ shtoi Braçe, është rritja e çmimit të vezëve në treg.
‘Ky është hall i madh, fiks pas kësaj të pulave, çmimi i vezës ka arritur në 25 lekë të reja. Kështu që mandati i 6 paska pasur kosto në pjesën tjetër të biznesit.
Nuk kam asnjë lloj komenti, më vjen keq që një tufë burrash që kanë investuar për Futbollin në Shqipëri u bënë vartës të Armando Dukës.
Paligjshmëria është shumë e qartë, zotëria do të fillojë që të ketë marrëdhënie me gjykatën dhe prokurorinë.
Është histori banale! Qeveria nuk ka asnjë lloj interesi për sportin, kjo dhemb. Ai lloj futbolli që ka ndërtuar ky zotëria në Shqipëri, vazhdimisht do të humbin para.’- tha Braçe.