Policia e Shtetit është vënë nën akuzë nga opozita dhe media pranë saj, se ka ushtruar dhunë ndaj pjesëmarrësve në protestën e 26 majit në Tiranë.
Në një kohë kur forcat e rendit vetëm iu përgjigjën për disa minuta me dy ose tre policet një grupi protestuesish që filluan godisnin uniformat blu me një zgarë hekuri, ndërkohë nga fqinji ynë Italia na vjen një shembull, që flet shumë për autoritetin e policisë dhe pasojat nëse ai cënohet.
Flavia Cassaro një mësuese 38 vjeçare ndodhet në gjyq ne Itali nën akuzën për “Fyerje të një zyrtari publik” vetëm se gjatë një proteste të organizuar nga esktremistet e djathë 22 shkurtin e këtij viti në Torino, u ka thënë policëve “Duhet të vdisni”.
Ajo nuk ka përdorur dhunë ndaj forcave te rendit,por kamerat e kanë filmuar teksa u shpreh se policët duhet të vdesin. Kaq ka mjaftuar që organet e rendit të vihen në lëvizje dhe ta çojnë mësuesen përpara gjykatës së Torinos.
Mësuesja Flavia Cassaro gjatë protestës
Flavia Cassaro e cila është mësuese e shkollës fillore është pezulluar edhe nga puna, ndërsa në sallën e gjyqit ajo ka pohuar se është një “mësuese e mirë “ por nuk është penduar për atë cfarë ka thënë.
Prindërit e nxënësve të saj janë shprehur se ajo nuk është me mësuese e përshtatshme për fëmijët e tyre. 38 vjeçarja italiane Flavia Cassaro është në pritje të vendimit të gjykata.