Juristi Romeo Kara ka ndarë në rrjetet sociale një deklaratë të fortë të ish-drejtuesit të Albpetrol, Pajtim Sula.
Ai thekson se Berisha ka pasur gjithmonë kontakte me Gazprom dhe madje amerikanët e dinin që ai punonte me rusët.
Postimi i plotë:
“Qe Berisha mbante kontakt me Gazpromin kjo eshte shume e sakte!
Me porosi te Berishes, une kam pritur ne zyre ( Albpetrol) perfaqesuesit e Gasprom per privatizimin e Albpetrolit!
Bile dhane dhe nje oferte qesharake zyrtarisht, pasi e kuptuan qe nuk çanë dot, pasi Amerikanet e dinin qe Berisha po punonte me Ruset! Etj”!
Nga Pajtim Sula ishdrejtues i Albpetrolit.”
Ndërkohë kujtojmë që dje ish-kryeministri Sali Berisha tha se ai kishte refuzuar një ofertë përrallore që rusët i kinin bërë për të mos pranuar që gazsjellësi TAP të kalonte nëpër territorin shqiptar.