Ambasada ruse në Tiranë ka dalë me një reagim të në rrjetet sociale pas deklaratës së ish-kryeministri Sali Berisha se kishte pasur oferta nga Rusia për të mos pranuar që gazsjellësi TAP të kalonte nëpër territorin shqiptar.
“U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi rryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshem pyetja: Sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?”
Ja çfarë deklaroi dje Berisha: “Në marrëdhënien time me Uashingtonin, dy kanë qenë problemet kryesore: NATO dhe TAP-i. Sekretarja Clinton nuk u shpreh haptazi në mbështetje të projekteve, por duke vendosur në dispozicionin tonë stafin e saj më të kualifikuar për energjinë, na dha ndihmë të çmuar për të vijuar betejën tonë në favor të TAP-it. I them mafies së George Sorosit, që më ka shpallur “non grata” për korrupsion, se vetëm për TAP-in, Sali Berishës i janë ofruar shuma përrallore, por qëndrova në mbrojtje të interesave të vendit tim dhe Evropës, pasi isha i bindur se një “darë” gazi rus në vendin tonë ishte lajmi më i keq për Evropën”.