Austria ka deklaruar se është pro hapjes së negociatave mes Shqipërinë e BE-së. Qëndrimi është bërë i ditur nga kancelari Sebastian Kurz, i cili ka shprehur se Shqipërisë dhe Maqedonisë t’i hapen sa me shpejt negociatat.
Po ashtu kancelari Kurtz ka pohuar se Brukseli duhet t’i ofrojë Tiranës një perspektivë të qartë evropiane. Gjatë intervistës së dhënë për gazetën gjermane Welt Am Zontag, kancelari austriak e lidh çështjen e negociatave edhe me shqetësimet e fundit që ka Europa.
Deklarata e tij për çështjen e negociatave ka gjetur jehonë edhe në mediat e tjera si Reuters apo dhe gazeta austriake Di Prese.
Nëse duam te shmangim konflikte mes fqinjëve tanë ne Ballkanin Perëndimor dhe nëse duam te rrisim stabilitetin aty, duhet t’u ofrojmë këtyre vendeve nje perspektive te besueshme europiane. Por me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të hapim sa me shpejt negociatat.
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz
Artikulli i gazetës gjermane Welt Am Zontag
Qëndrimi i kancelarit Kurz shikohet si një element shumë pozitiv, pasi ai është nje aleat i fortë i kancelares gjermane Angela Merkel ne Partitë Popullore Europiane dhe nje përkrahës i qarte i çeljes se negociatave me Shqipërinë. Një tjetër shqetësim i Kurz lidhet edhe ai i ndikimit rus në rajon.
“Sa më të këqija janë perspektivat për anëtarësim, aq më të mëdha janë mundësitë për ndikim për vende si Turqia apo Rusia” .
Sebastian Kurz, kancelar i Austrisë
Gazeta “Welt Am Sontag” shton se do të jetë samiti i qershorit ne Sofje ai që do të vendosë per çeljen ose jo të negociatave ndërkohë që në Gjermani ka ende rezerva nga ana e CDU/CSU. Nga vendet skeptike lidhur vijojnë të mbetet Holanda, ndërsa kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se Berlini do shprehet në qershor për negociatat me Shqipërinë.
Ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron konsiderohet kundërshtar i një procedure të shpejtë të pranimit, pasi sipas tij ka ardhur koha për reformimin e Bashkimit Europian, përpara se të zgjerohet drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.