• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, October 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Vendet e tyre janë në luftë, rusët dhe ukrainasit festojnë bashkë pasi u bllokuan në resorte turistike

March 21, 2022
in Aktualitet, Bota

Resortet me 5 yje në Detin e Kuq kanë restorante fantastike, parqe ujore, qendra relaksi, plazhe të mrekullueshme, jetë nate dhe shumë aktivitete të tjera. Por atmosfera aty është disi e tensionuar këto ditë.

Në hollin e hoteleve sheh shumë rusë, por edhe disa ukrainas. Të mbërritur aty për të shijuar disa ditë pushimi të merituar, para se të niste lufta, ata tashmë janë bllokuar, pasi nuk ka fluturime.

“E kam të vështirë të flas me rusët tani”, thotë për “New York Times” 30-vjeçari Yevgeni Shevchenko, i cili udhëtoi nga Kievi për në Egjipt para 24 shkurtit. Një mëngjes, ai u zgjua me lajmin se vendi i tij ishte pushtuar… nga vendi i dikujt që ndoshta kishte në shezlonin ngjitur. “Edhe rusët kanë probleme këtu, kartat e tyre të kreditit nuk punojnë dhe rubla ka pësuar rënie. Por nuk krahasohen problemet e tyre me tonat”.

Përveç tensionit, ka edhe momente dhembshurie. Megjithatë, punonjësit e shumicës së resorteve në Sharm El-Sheikh, thonë se janë përpjekur të ndajnë restorantet veç për rusët dhe ukrainasit, në mënyrë që të shmangin incidente të papëlqyeshme.

Kur nisi pushtimi rus, Ambasada e Ukrainës në Egjipt tha se rreth 11 mijë shtetas ishin në Sharm, dhe 9 mijë të tjerë në një tjetër resort në Detin e Kuq, në Hurghada. Këto shifra janë ulur disi me kalimin e javëve, pasi Egjipti është koordinuar me shtetet europiane për t’i dërguar atje ukrainasit. Numri i rusëve të pranishëm nuk është bërë publik, por mendohet të jenë disa dhjetëra mijëra.

Deri para 24 shkurtit, të bashkuar nga gjuha, pushimet e rusëve e ukrainasve ishin plot harmoni. Por kur televizionet ukrainase nisën të tregonin sesi po shkatërroheshin qytete e tyre nga forcat ruse, gjërat ndryshuan. Nga ana tjetër, televizionet ruse thonë se nuk ka luftë, por vetëm një operacion special ushtarak.

“Zakonisht unë mbështes qeverinë”, tha Pavel, një shtetas rus. “Duhet të mbrohemi”. Por jo të gjithë rusët ishin kështu. Mike, një 30-vjeçar nga Moska, tregoi për “New York Times” sesi disa të rinj ukrainas i ishin afruar dhe i kishin treguar në telefon pasojat e pushtimit. “Nuk thashë asgjë, vetëm i përqafova”, tha ai. Shumë turistë të tjerë rusë thanë se nuk mund të flisnin për gazetarë amerikanë, për shkak të frikës nga reagimi në shtëpi.

Mes dy llojeve të turistëve, egjiptianët duket se janë duke bërë rolin e arbitrit. Qeveria ka urdhëruar resortet të zgjasin falas qëndrimin e ukrainasve në resortet e Detit të Kuq, por kjo nuk vlen për rusët. Ata që ndodhen në Sharm thanë se po prisnin që faturat e qëndrimit t’i paguanin operatorët turistikë, dhe po ata të organizonin kthimin në shtëpi. Por kishte edhe nga ata që po kërkonin një mënyrë për të qëndruar më gjatë – dhe më lirë – në Egjipt, derisa lufta të mbarojë.

Share this…
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on WhatsappShare on LinkedInPin on Pinterest

Next Post

Rusia mund të mos ndalet me Ukrainën, NATO mbron pikën e dobët

Lulzim Basha jep dorëheqjen si kryetar i PD që duket një truk pa deklaruar se do largohet apo do rikandidoi!

Shpërthejnë në delir Çim Peku, Jozi dhe Foltorja: Ja si e festuan "reparti ushtarak antiamerikan" i Berishës largimin e Lulit!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved