Ish-zyrtarja e PD-së, Zana Guxholli i sugjeroi Grida Dumës që të jenë pak më të duruar për lidershipin e Partisë Demokratike.
Teksa Duma kërkoi të merrte fjalën në emisionin “Open”, Guxholli iu përgjigj duke i thënë: “Je mësuar të flasësh pa pushim”.
Ndërsa gazetarja dhe moderatorja Eni Vasili sqaroi se Duma ka folur më shumë pasi përfaqëson një grupim sepse ka qenë nënkryetare e PD deri në 2 javë më parë.
Guxholli: Prisni radhën se do ju vijë lidershipi, njerëzit kanë dhe mosha, vetëm pak më të duruar duhet të jeni.
Duma: Ti nuk ke durim të dëgjosh?
Guxholli: Ti Grida je mësuar të flasësh pa pushim, jepi pak kohë dhe të tjerëve.
Vasili: Këtu nuk keni përfaqësues të foltores.
Guxholli: Mua për ashtu më keni marrë dhe pse nuk jam, pork kam votuar në stadium.
Vasili: Ne kemi kërkuar përfaqësues, por e pamundur. Duma, nëse ka folur më shumë, përfaqëson një grupim dhe do të shpjegojë qëndrimet e veta.